AKTUALITET /

Berisha sot në SPAK, mobilizon mbështetësit e tij! Hidhet edhe shorti për 3 gjyqtarët e dosjes “Partizani”

Shkruar nga Versus
Berisha sot në SPAK, mobilizon mbështetësit e tij! Hidhet edhe
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të caktuar nga gjykata e posaçme për aferën “Partizani”. Njëjtë si në paraqitjet e mëparshme, Berisha ka njoftuar mbështetësit e tij që të jenë të pranishëm para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Ndërkohë pasi dosja e aferës “Partizani” kaloi për gjykim, sot në Gjykatën e Posaçme hidhet shorti që do të gjykojnë dosjen për të cilën janë marrë të pandehur, ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.

Më 19 maj, GJKKO me gjyqtare Flojera Davidhin kaloi për gjykim dosjen e Berishës. Ndërsa nga shorti që do të hidhet sot, janë përjashtuar gjyqtaret Irena Gjoka dhe Davidhi për shkak të pretendimeve të vazhdueshme nga mbrojtja e Berishës.

Në total të pandehur për aferën, janë marrë 5 persona nën akuza të ndryshme, konkretisht:

Ish-kryeministri Sali Berisha në arrest shtëpie prej muajit dhjetor, akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës dhe një prej trashëgimtarëve të pronave në ish-kompleksin sportiv të Partizanit, akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash

Fatmir Bektashi, ndërtuesi i kullave në kompleks, akuzohet për korrupsion aktiv të zyrtarëve të lartë, në këtë rast të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe për pastrim parash

Andia Pustina, juristja që ka kryer veprimet proceduriale në kalimin e pronësisë, akuzohet për pastrim parash

Xhimi Begeja, kushëri dhe ortak i Jamarbër Malltezit, akuzohet për pastrim parash. Versus.al

 

Poll