AKTUALITET /

Berisha u jep prokurë avokatëve për ta përfaqësuar në gjyq, GJKKO tërhiqet për vendim

Shkruar nga Versus

Berisha u jep prokurë avokatëve për ta përfaqësuar

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca gjyqësore për aferën “Partizani” ku të pandehur janë Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë.

Kreu i PD u paraqit në SPAK për masën e sigurisë, por nuk shkoi në gjyq. Mësohet se përmes një shkrese dorëzuar gjykatës, Berisha ka deklaruar se do të përfaqësohet nga avokatët mbrojtës.

“Kam dijeni për seancën e së hënës dhe deklaroj se nuk do paraqitem. Dua të përfaqësohem nga avokatat Genci Gjokutaj dhe Klodina Gjyzari. Do të paraqitem sa herë te jetë nevoja dhe kur ta mendoj të arsyeshme se duhet te jem i pranishëm"- thuhet në prokurën e kreut të PD.

Aktualisht trupa gjykuese është tërhequr për vendim të ndërmjetëm në dhomë këshillimi për vendimin apo jo të seancës pasi avokati i biznesmenit Fatmir Bektashi nuk është i pajisur me prokurë të posaçme, por gjykata ka vetëm miratimin e të pandehurit verbalisht në një seancë paraprake. Versus.al

Poll