Këto janë pamjet nga faza përfundimtare e operacionit të koduar “Blloku 33”, i zhvilluar gjatë orëve të fundit në zemër të Tiranës.
Në to shihet momenti kur Policia kryen një aksion me blerje të simuluar të drogës në zonën e ish-Bllokut, duke kapur shpërndarësit në flagrancë gjatë shkëmbimit të dozave me para.
Pamjet janë regjistruar për qëllime dokumentare dhe Policia ka publikuar një pjesë të tyre.
Gjatë aksionit, ndërsa në rrugë qartë dallohet lëvizja e kalimtarëve dhe shitësve, agjentët e forcave të rendit kanë vepruar me shpejtësi, duke i arrestuar në vend.
Organizata kriminale përbëhej nga 42 anëtarë, prej të cilëve 34 janë arrestuar, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në goditjen e fundit janë ndaluar 25 persona me vendim gjykate, duke e çuar numrin total të masave sigurie në 33, pasi disa prej tyre ishin proceduar më parë.
Gjatë operacioneve janë sekuestruar rreth 90 kg drogë, ndërsa në aksionin më të fundit janë konfiskuar 2 kg kokainë, rreth gjysmë kilogram hashash, peshore, telefona celularë, makina dhe një shumë e konsiderueshme parash./Versus.al
View this post on Instagram







