Live Updates /

Goditet rrjeti kriminal në ish-Bllok! 42 persona shpërndanin kokainë e heroinë në lokale! Pranga 2 vëllezërve që drejtonin

*Policia e Tiranës ka kryer një operacion të madh të koduar “Blloku 33” në kuadër të të cilit ka goditur disa grupe kriminale që merreshin me trafikun e drogave në lokalet e natës në zonën e njohur në kryeqytet si “ish-Blloku”. *Në total janë identifikuar 42 persona si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa gjykata ka firmosur 33 masa sigurie prej të cilave janë ekzekutuar 25. Ndërkohë 8 persona të tjerë janë në kërkim. *Në pranga kanë rënë edhe vëllezërit Artur e Durim Gurzi të cilët dyshohen të jenë drejtuesit e rrjetit që furnizonte me heroinë e kokainë zonën e ish-bllokut. *Gjatë operacionit u sekuestruan 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Policia e Tiranës ka kryer një operacion të madh të koduar “Blloku 33” në kuadër të të cilit ka goditur disa grupe kriminale që merreshin me trafikun e drogave në lokalet e natës në zonën e njohur në kryeqytet si “ish-Blloku”. *Në total janë identifikuar 42 persona si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa gjykata ka firmosur 33 masa sigurie prej të cilave janë ekzekutuar 25. Ndërkohë 8 persona të tjerë janë në kërkim. *Në pranga kanë rënë edhe vëllezërit Artur e Durim Gurzi të cilët dyshohen të jenë drejtuesit e rrjetit që furnizonte me heroinë e kokainë zonën e ish-bllokut. *Gjatë operacionit u sekuestruan 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.

3 Postime
3 ORE ME PARE

'Blloku 33'/ Momenti kur policia fut në kurth grupin e trafikantëve përmes blerjeve të simuluara (VIDEO)

Goditet rrjeti kriminal në ish-Bllok! 42 persona shpërndanin

Këto janë pamjet nga faza përfundimtare e operacionit të koduar “Blloku 33”, i zhvilluar gjatë orëve të fundit në zemër të Tiranës.

Në to shihet momenti kur Policia kryen një aksion me blerje të simuluar të drogës në zonën e ish-Bllokut, duke kapur shpërndarësit në flagrancë gjatë shkëmbimit të dozave me para.

Pamjet janë regjistruar për qëllime dokumentare dhe Policia ka publikuar një pjesë të tyre.

Gjatë aksionit, ndërsa në rrugë qartë dallohet lëvizja e kalimtarëve dhe shitësve, agjentët e forcave të rendit kanë vepruar me shpejtësi, duke i arrestuar në vend.

Organizata kriminale përbëhej nga 42 anëtarë, prej të cilëve 34 janë arrestuar, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në goditjen e fundit janë ndaluar 25 persona me vendim gjykate, duke e çuar numrin total të masave sigurie në 33, pasi disa prej tyre ishin proceduar më parë.

Gjatë operacioneve janë sekuestruar rreth 90 kg drogë, ndërsa në aksionin më të fundit janë konfiskuar 2 kg kokainë, rreth gjysmë kilogram hashash, peshore, telefona celularë, makina dhe një shumë e konsiderueshme parash./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

5 ORE ME PARE

Goditja e grupit që furnizonte me drogë ish-Bllokun, dalin FOTO-t e dy vëllezëve që 'komandonin'

Goditet rrjeti kriminal në ish-Bllok! 42 persona shpërndanin
Dy vëllezërit e arrestuar

Versus.al ka siguruar foton e dy vëllezërve Artur dhe Durim Gurzi të cilët u arrestuan nga policia nën dyshimin se drejtonin organizatën që merrej me shpërndarjen e drogës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dhe në rrethina.

Policia njoftoi më herët se grupi dyshohet se përbëhej nga 42 anëtarë, prej të cilëve janë prangosur 25 persona dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë. Mes personave të shpallur në kërkim mësohet të jetë edhe vëllai i tretë i dy të arrestuarve. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vëllezërit dyshohen si furnitorët me drogë të shpërndarësve në kryeqytet. Shumë prej të arrestuarve, janë kamerierë dhe banakierë lokalesh. Versus.al

7 ORE ME PARE

'Spastrohet' ish-Blloku nga disa grupe kriminale, identifikohen 42 persona të përfshirë, 24 të arrestuar (EMRAT+DETAJE)

Goditet rrjeti kriminal në ish-Bllok! 42 persona shpërndanin

Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”.

Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 shtetas, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë  “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas).

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 8 shtetasve të tjerë.

Sekuestrohen 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 9 shtetas dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blloku 33”, për goditjen e disa grupeve kriminale që shitnin doza kokaine dhe heroine, në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut.

Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë:

-“Arrest në burg”, për shtetasit A. H., 31 vjeç, D. G., 46 vjeç, A. G., 41 vjeç, E. S., 23 vjeç, J. B., 43 vjeç, A. H., 22 vjeç, S. J., 23 vjeç, M. A., 35 vjeç, G. K., 24 vjeç, A. Sh., 36 vjeç, E. M., 29 vjeç., Xh. R.(H)., 30 vjeçe, V. Q., 53 vjeç, M. Xh., 24 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, L. D., 21 vjeç, J. R., 30 vjeç, E. Rr., 30 vjeç, K. S., 22 vjeç, B. D., 35 vjeç., K. T., 21 vjeç, S. D., 19 vjeç, A. D., 28 vjeç dhe L. K., 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë;

-“Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Personat e përfshirë: 
1. Arnold Hida,
2. Durim Gurzi,
3. Artur Gurzi,
4. Elvis Sejdo,
5. Julian Bushati,
6. Adnan Hida,
7. Sabian Jashari,
8. Mario Avdiaj,
9. Geraldo Kovaçi,
10. Albert Shushku,
11. Emrah Mustafaj,
12. Xhoana Rustemi (Hasani),
13. Vladimir Qerimi,
14. Myzafer Xhanari.
15. Albi Shehu,
16. Ledio Dervishi,
17. Juljan Rabushja,
18. Elisard Rrustaj,
19. Kledi Sinani
20. Bledar Duka,
21. Kevin Troplini,
22. Samuel Demiri,
23. Ardit Dervishi,
24. Faik Kurti, Me mase sigurie arrest shtepie
25. Ledin Kazanxhi.

Poll