Live Updates /

"Anëtarësimi në BE nuk është i garantuar", Rama: Procesi i negociatave mund të zgjatet deri në mesin e 2028-ës

*Në konferencën e organizuar për Ditën e Evropës, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, kryeministri Edi Rama foli për procesin e anëtarësimit në BE duke thënë se asgjë nuk është e garantuar. *Ndërsa hodhi poshtë pretendimet e opozitës për bllokimin e procesit të negociatave, Rama la të kuptohej se nuk përjashtohen vonesat që mund të bëjnë që negociatat të mbyllen rreth mesit të vitit 2028. *Për komisionet e Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale, Rama tha se nuk pranonte ultimatume nga opozita.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Në konferencën e organizuar për Ditën e Evropës, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, kryeministri Edi Rama foli për procesin e anëtarësimit në BE duke thënë se asgjë nuk është e garantuar. *Ndërsa hodhi poshtë pretendimet e opozitës për bllokimin e procesit të negociatave, Rama la të kuptohej se nuk përjashtohen vonesat që mund të bëjnë që negociatat të mbyllen rreth mesit të vitit 2028. *Për komisionet e Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale, Rama tha se nuk pranonte ultimatume nga opozita.

3 Postime
2 ORE ME PARE

Rama për "Zgjedhoren" dhe "Territorialen": Ultimatumet e opozitës nuk funksionojnë me mua

"Anëtarësimi në BE nuk është i garantuar",

Kreu i qeverisë, Edi Rama foli për reformën administrative- territoriale dhe atë zgjedhore duke deklaruar se ultimatumet e opozitës nuk do të funksionojnë ndaj tij. Ndërsa përsëriti qëndrimin e tij për uljen e numrit të deputetëve. 

"Përsa i përket reformës zgjedhore, duhet të kontaktoni me drejtuesin e këtij procesi me Damian Gjiknurin, mund t’iu japë një panoramë të plotë të qasjes tonë lidhur e këtë reformë, unë personalisht e kam thënë dhe e përsëris, ne jemi të hapur të dëgjojmë me durim këto që ulet në tryezë për të folur dhe për të dëgjuar. Imponime dhe ultimatume dhe qëndrime të paracaktuara besoj që është mjaftueshëm kohë e gjatë për të kuptuar që me mua nuk funksionojnë. Jemi të interesuar për të ulur numrin e deputetëve të parlamentit dhe uroj që të ketë konsensus në këtë drejtim. Nga këtu çdo diskutim tjetër është i hapur. Reforma administrative, procesi është zhvilluar në mënyrë gjithëpërfshirëse, janë bërë dëgjesa, diskutime"- u shpreh Rama. 

Nga ana tjetër ambasadori i BE, Silvio Gonzato, u shpreh se procesi i përmbushjes së reformave administrativo-territoriale dhe asaj zgjedhore, po ndiqen nga afër nga Bashkimi Evropian. Sa i përket objektivave për vitin 2027 dhe atij 2030, Gonzato tha se kjo strategji, i mban palët e fokusuara në proces.

"Reforma zgjedhore, një nga kërkesat që kemi cilësuar është që Shqipëria është të plotësojë rekomandimet në vijimësi nga OSBE. Është pjesë e standardeve demokratike. Pluralizmi demokratik është i rëndësishëm. Dhe reforma territoriale-administrative, Shqipëria duhet të ketë një administratë vendore që të përfitojë nga anëtarësimi i saj në BE. Të gjitha programet që ka BE kanë të bëjnë me qeverisjen vendore dhe rajonale. Ndërsa i përket objektivit të 2027, unë gjithmonë  kam thënë që është e rëndësishme që të ketë një objektiv të qartë se i mban palët të përqendruara. Dhe kjo ka treguar vlerën e saj se ka pasur një përkushtim të plotë të KE dhe shteteve anëtare për ta ndjekur këtë proces"- deklaroi Gonzato. Versus.al

2 ORE ME PARE

Rama paralajmëron zgjatjen e procesit të negociatave: Mund të shkojnë deri nga mesi i 2028-ës

"Anëtarësimi në BE nuk është i garantuar",

I pyetur për mundësinë se kur mund të përmbyllet procesi i negociatave duke iu referuar deklaratave të tij të vazhdueshme për vitin 2027 si objektiv, Rama tha se mund të ketë një zgjatje të këtij afati.

Ai tha se mundet që procesi i përmbylljes së negociatave të zgjasë deri në mesin e vitit 2028 në rast se del ndonjë arsye e caktuar.

“Dua ta përsëris se 2027-a është objektiv i vendosur bashkarisht, por është lënë edhe një hapësirë që gjëja për një arsye apo një tjetër mund të ketë një zgjatje deri nga mesi i 2028-ës kështu që jemi pak a shumë në të njëjtën gjatësi vale dhe për këtë arsye 2030-a është vendosur si objektiv madhor sepse pas negociatave është procesi i ratifikimeve që kërkon kohë. Por 2027 është e bëshme dhe është aty e vendosur bashkarisht”- tha Rama. Versus.al

 

2 ORE ME PARE

Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Nuk ka garanci të shkruar se do ia dalim

"Anëtarësimi në BE nuk është i garantuar",

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp me ambasadorin e Bashkimit Evropian në kuadër të ditës së Evropës, foli për ecurinë e procesit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai tha se pretendimet e opozitës për ngecjen e procesit nuk janë të vërteta.

Ndërsa i pyetur nga gazetarja për garancitë e qeverisë për anëtarësimin e vendit në BE duke qenë se kjo ishte kryetema e fushatës elektorale për 11 majin, Rama tha se nuk ka garanci të caktuar se vendi do të anëtarësohet në BE.

“E përsëris, sot nuk negocion Shqipëria me BE, por diskuton Komisioni Evropian me shtetet anëtare. Komisioni përfaqëson shtetet në negociatat me Shqipërinë dhe pastaj kur komisioni i konsideron të kryera detyrat e një faze shkon tek shtetet për të paraqitur raportin e vetë. Të thuash këtu u bllokua nga X apo Y është të shesësh ajër. Dhe kush beson se ajri blihet, e blen. Por ky proces ka një nevojë të veçantë për ju njerëzit që jeni në mes të këtij procesi për ta kuptuar sesi funksionon.

Garancitë, është njësoj si të thuash se çfarë garancish ke që do ta fitosh luftën. Lufta fitohet duke luftuar, ndeshja fitohet duke u stërvitur. Nuk ka garanci të shkruar që unë do ja dal që në 5 vjet të marr diplomën e universitetit pavarësisht sesa përpiqem për ta marrë. Ne e kemi të shkruar, nuk është e imagjinuar, nuk është e shkruar nga ne. Për ne është e rëndësishme çfarë thotë KE sepse KE shikon procesin në mënyrë teknike dhe objektive. Ne e kemi me komisionin, kur ata thonë i ka plotësuar, për ne detyra është kryer dhe presim të vazhdojmë në fazën tjetër”- deklaroi Rama. Versus.al

Poll