BOTA /

Drejtuesit vijnë e ikin, por jo Larry! Macja e Downing Street që ‘përcolli’ 6 kryeministra britanikë

Shkruar nga Versus

Drejtuesit vijnë e ikin, por jo Larry! Macja e Downing Street që

Tëhënën Keir Starmer njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe. Der më tani Britania e Madhe ka ndërruar gjashtë kryeministra që prej vitit 2011. Disa mezi arrijnë të shijojnë orenditë e re në Downing Street si Liz Truss që shërbeu për vetëm 45 ditë, të tjerë qëndrojnë pak më gjatë.

Megjithatë, vetëm një banor i No. 10 ka mbetur i pandryshuar: macja Larry. Ndoshta sekreti fshihet te legjenda e nëntë jetëve. Teksa kryeministrat përpiqen të ruajnë mandatin, macja laroshe thjesht i sheh të ikin njëri pas tjetrit.

‘Mandati’ i Larry nuk ndryshon, ai ruan prej kohësh titullin zyrtar “Përgjegjës kryesor për kapjen e minjve.”

Larry ka ndjekur konferenca, ka pritur ambasadorë, ka përcjellë Truss Boris Johnson e Theresa May në ditën e tyre të fundit në Downing Street... axhenda e tij numëron një sërë angazhimesh.

Drejtuesit vijnë e ikin, por jo Larry! Macja e Downing Street që
6 ish-kryeministrat britanikë

Dhe ndoshta, mund të jetë institucioni më i qëndrueshëm në Britani teksa vendi përballet me ritmin më të lartë të rotacionit politik në të paktën dy shekujt e fundit. Versus.al

 

Poll