Keir Starmer është dorëhequr si kryeministër i Britanisë së Madhe. Nëpërmjet një fjalimi të mbajtur jashtë zyrës së tij, ai falenderoi të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar pranë ndërsa tha se pas dorëheqjes nga detyra më e rëndësishme e vendit, do t’i përkushtohet familjes.
“Kur të largohem nga puna më e madhe në vend, do të shpenzoj më shumë kohë në punën më të rëndësishme. Të jem bashkëshorti më i mirë që mundem për gruan time të mrekullueshme që ka qenë në anën time në kohë të mira e të këqija dhe të jem babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi të bukur që janë krenaria ime dhe gëzimi im”- u shpreh Starmer mes emocionesh.
Starmer e mori detyrën si kryeministër më 5 korrik të vitit 2024. Ministrat e qeverisë së tij i kërkuarn dorëheqjen me argumentin se nuk e ka më mbështetjen e popullit. Starmer u dorëhoq edhe nga kreu i partisë Laburiste. Britania e Madhe do të zgjedhë kryeministrin e gjashtë brenda 7 viteve të fundit. Versus.al

