Himara ka çelur tashmë zyrtarisht sezonin turistik, ndërsa në prag të korrikut pritet një spektakël me muzikë, humor e aktivitete të tjera argëtuese.
Turistët, pushuesit dhe vendasit, më 27 qershor do të shijojnë mbrëmjen magjike nën tingujt e emrave më të njohur të skenës shqiptare. Pjesë e spektaklit do të jenë edhe humoristë dhe balerinë.
Mbrëmja premton emocione, atmosferë festive dhe një spektakël që do ta kthejë Himarën në qendrën e argëtimit veror. Versus.al

