
Tensionet në aeroportin e Vlorës nuk kanë të ndalur. Mëngjesin e sotëm, një ditë pasi biznesmeni Behgjet Pacolli tha se do të rifillonin punimet në kantier, punonjësit e këtij të fundit janë përplasur me rojet e sigurisë dhe me punonjësit e “2A Group” të Valon Ademit.
Sipas informacioneve, punonjësit e Pacollit i kanë nxjerrë jashtë punonjësit e ortakut tjetër Ademit. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, ndërsa tensionet mbeten të larta.
Më 26 maj, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e biznesmenit Valon Ademi dhe kompanisë “2A Group” lidhur me administrimin e Aeroportit të Vlorës, duke ndryshuar vendimet e mëparshme të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit në Tiranë.
Ky vendim rrëzoi masën e sigurimit të padisë të kërkuar nga shoqëritë “Vlora International Airport” dhe “ZA Group”, duke i hapur rrugë rikthimit të Pacollit dhe kompanisë së tij në projekt. Versus.al

