
Ndërsa sot Shqipëria pritet të mbahet protesta e 23-të radhazi ku qindra mijëra qytetarë kanë protestuar duke shprehur kundërshtinë e tyre ndaj qeverisë dhe klasës aktuale politike, dhjetëra prej protestuesve e kanë gdhirë ditën e sotme sërish para kryeministrisë.
Duke simbolizuar qëndresën e tyre, ata kanë zgjedhur ta kalojnë natën para godinës qeveritare për të dytën herë radhazi.
Ditën e djeshme përfundoi edhe ultimatum që protestuesit i kishin vendosur Ramës për të dhënë dorëheqjen brenda datës 21 qershor. Ndërkohë, sot kryeministri do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Francë. Versus.al

