Durrës- Policia ka arrestuar Dorian dhe Indrit Ferrën, 2 kushërinjtë e shpallur në kërkim për vrasjen e 45 vjeçarit Denis Çumani mbrëmjen e 27 janarit në Shijak.
Indrit Ferra, 38 vjeç dhe Dorian Ferra, 36 vjeç u konfliktuan me Çumanin për shkaqe xhelozie. Viktima kishte ngacmuar të dashurën e Indrit Ferrës në një lokal.
45 vjeçari u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën në spitalin e Traumës disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

