AKTUALITET /

Tragjedi në Gjermani, 2 motrat shqiptare, 24 dhe 18 vjeçe, humbin jetën në aksident

Shkruar nga Versus
Tragjedi në Gjermani, 2 motrat shqiptare, 24 dhe 18 vjeçe, humbin
Foto nga vendngjarja dhe 2 motrat që ndërruan jetë, Era e Aulona Zubaku

Gjermani- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në një autostradë Appenweier ku 2 motra shqiptare humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. Dy automjete u përplasën fillimisht duke bërë që edhe makina të tjera të përfshiheshin në aksident. 

Viktimat janë të rejat nga Kosova, Era Zubaku, 24 vjeçe dhe motra e saj e vogël Aulona Zubaku, 18 vjeçe. Ato humbën jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda. Shkak për tragjedinë dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe momenti i gabuar për ndërrimin e korsive. 

Një tjetër person i plagosur rëndë po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shoferët e tjerë nuk patën dëmtime serioze. Versus.al

Poll