
Skuadra e Iranit ka lënë një mesazh në dhomën e zhveshjes së stadiumit SoFi ditën e djeshme pas barazimit 0-0 me Belgjikën, me një gol që iu anulua iranianëve.
Duke falenderuar Los Anxhelosin për mikpritjen gjatë këtij turneu të Kupës së Botës, ata shkruan se po largoheshin me dinjitet pas barazimit me belgët që i bën të mbajnë gjallë shpresat e tyre për të arritur fazën me eliminim direkt.
Los Anxhelosi ka pritur deri tani të dy ndeshjet e Grupit G të Iranit, ndërsa ekipi është kthyer në Tijuana, Meksikë, midis ndeshjeve.
Irani e ka kaluar turneun duke qëndruar në Tijuana dhe udhëtuar drejt SHBA-ve për ndeshjet e tij për shkak të kufizimeve që lidhen me qëndrimin e tyre në vend, ndërsa një numër i stafit dhe zyrtarëve të ekipit iranian janë ndaluar.
“Nga Persia e lashtë e mijëra viteve më parë deri te Irani i qytetëruar i sotëm, shpirti i Iranit mbetet i gjallë dhe i palëkundur”, thuhej në shënimin e shkruar me dorë, i cili u publikua nga federata e futbollit të Iranit.
“Faleminderit Los Anxhelos për mikpritjen tuaj. Ne erdhëm në Los Anxhelos me krenari, garuam me nder dhe po largohemi me dinjitet”, vijonte më tej.

Shënimi gjithashtu falënderonte tifozët iranianë që i dhanë ekipit “zemrën, zërin dhe shpirtin” gjatë dy ndeshjeve dhe përfundonte me një thirrje për paqe, respekt dhe miqësi midis të gjitha kombeve. Versus.al

