POLITIKË /

Rama viziton sot Parisin, pritet nga Macron në Pallatin Élysée! Zbardhet agjenda

Shkruar nga Versus

Rama viziton sot Parisin, pritet nga Macron në Pallatin

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Paris të Francës ku do të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron. Sipas agjendës, takimi do të përqendrohet tek prespektiva europiane e Shqipërisë dhe ecuria e reformave.

Gjithashtu do të ketë diskutime për çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit mes 2 vendeve në arsim, ekonomi dhe energji.

Në orën 13:00, sipas progrmait paraprak, Presidenti i Francës do të presë zyrtarisht Ramën në oborrin e Pallatit Élysée, ceremoni e cila do të jetë e hapur për mediat. Ndërsa në orën 13:05, dy liderët do të zhvillojnë një drekë pune me dyer të mbyllura. Versus.al

Poll