AKTUALITET /

Frikë nga protestat? Hiqet porta e hekurit në plazhin e Karpenit, ‘zëvendësohet’ me gurë të mëdhenj

Shkruar nga Versus

Frikë nga protestat? Hiqet porta e hekurit në plazhin e Karpenit,

Një javë pas publikimit në media, është hequr porta e vendosur në hyrje të plazhit të Karpenit në Kavajë. Kjo tërheqje e personave që veprojnë si pronarë të një pasurie publike, duket se ka ardhur pas protestave të shumta që po zhvillohen në zona të ndryshme të vendit.

Më e fundit ishte protesta për të liruar gjirin e Kakomesë në Sarandë ku prej 22 vitesh, qytetarët nuk kishin akses për shkak të bllokimit nga firma e biznesmenit Luan Leka.

Megjithatë pavarësisht heqjes së portës në Kavajë, në pamje vihet re se në vend të rrethimit janë vendosur gurë të mëdhenj që sërish tregojnë se qytetarët nuk mund të bëjnë plazh në këtë zonë. Versus.al

Tags:

kavaje

Poll