POLITIKË /

Ish-ministri Bushati kundër Ramës: Qytetarët kuptuan aleancën mes politikës dhe krimit të organizuar

“Protestat nuk janë nxitur as prej Iranit, as nga algoritmi”, Bushati i cilësoi protestuesit si qytetarë të revoltuar që kanë kuptuar pasojat e lidhjeve mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar.

Shkruar nga Versus

Ish-ministri Bushati kundër Ramës: Qytetarët kuptuan

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat e fundit në vend, duke kundërshtuar pretendimet se pjesëmarrësit në to ndikohen nga faktorë të jashtëm apo nga algoritmet e rrjeteve sociale.

Në një postim publik në rrjetet sociale, Bushati i cilësoi protestuesit si qytetarë të revoltuar që kanë kuptuar pasojat e lidhjeve mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar.

Mesazhi i plote

Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë.

Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi.

Poll