POLITIKË /

"Akt që cenon dinjitetin e popullit shqiptar", ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon për grisjen e flamurit

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, diplomatja izraelite theksoi se, ndonëse respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar, akte të tilla nuk i shërbejnë kauzës së protestës

Shkruar nga Versus

"Akt që cenon dinjitetin e popullit shqiptar", ambasadorja e

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ka reaguar pas përdhosjes së flamurit izraelit gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, duke e cilësuar ngjarjen si një akt që cenon dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, diplomatja izraelite theksoi se, ndonëse respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar, akte të tilla nuk i shërbejnë kauzës së protestës dhe dëmtojnë vlerat që përfaqëson shoqëria shqiptare.

“Mbrëmë në Tiranë, protestues hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë mes brohoritjeve të turmës së mbledhur në vendngjarje. Si ambasador i një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një akt i tillë jo vetëm që nuk i shërben kauzës së protestës publike, por gjithashtu cenon dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare”, shkroi Peleg.

 

Poll