AKTUALITET /

Në kërkim nga SPAK, kush është “Vis Korçari” që u arrestua të shtunën në Ksamil

Elvis Çaushllari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, i përfshirë më herët në hetime për grupe kriminale në Elbasan

Shkruar nga Versus
Në kërkim nga SPAK, kush është “Vis

Një operacion i përbashkët i forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë ka çuar në arrestimin e 34-vjeçarit Elvis Koçi, i njohur ndryshe si Elvis Çaushllari apo “Vis Korçari”, i cili ishte në kërkim nga SPAK.

Sipas burimeve, policia kishte informacione mbi vendndodhjen e tij dhe e ka lokalizuar gjatë ditës së djeshme në zonën e Ksamilit. 

Rreth orës 22:30 të mbrëmjes është organizuar operacioni për kapjen e tij, ku janë angazhuar edhe agjentë civilë të sektorit të Krimeve në Sarandë.

Mësohet se gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, 34-vjeçari ka tentuar të largohet duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij. Në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit, ai ka përplasur dy automjete të policisë dhe ka çarë përkohësisht rrethimin.

Pas kësaj, është organizuar ndjekje intensive nga forcat e policisë, ku janë angazhuar edhe efektivë të FNSH-së. Pas rreth 30 minutash kërkimesh, ai është lokalizuar pranë një biznesi në aksin rrugor Ksamil–Butrint dhe është vënë në pranga.

Policia ka sekuestruar edhe automjetin me të cilin lëvizte, i cili rezulton i regjistruar në emër të një familjari të tij.

Elvis Çaushllari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, i përfshirë më herët në hetime për grupe kriminale në Elbasan. Ai është arrestuar në vitin 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa më pas është liruar.

Poll