AKTUALITET /

EMRI/ Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç, Benz përplas motorrin, humb jetën drejtuesi

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motomjet, me të cilin po udhëtonte Gjin Kola, banor i zonës.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç, Benz përplas

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër Fushë Krujë-Laç.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motomjet, me të cilin po udhëtonte Gjin Kola, banor i zonës.

Për shkak të përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shërbimet e emergjencës dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, një 24-vjeçar, është shoqëruar në komisariatin e Policisë, ku po merret në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.

 

 

Poll