BOTA /

Tragjedi në Gjermani! Tre persona zhduken në lumin Ren, policia: “Duhet të përballemi me skenarin më të keq”

Operacioni i kërkimit është pezulluar, ndërsa autoritetet dyshojnë se tre personat janë mbytur. Policia paralajmëron se rrymat e fuqishme të lumit Ren nënvlerësohen nga shumë notarë.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Gjermani! Tre persona zhduken në lumin Ren, policia:

Tre persona rezultojnë të zhdukur pasi hynë për t'u larë në lumin Ren, në Gjermani. Autoritetet gjermane pranojnë se shpresat për t'i gjetur gjallë janë minimale, ndërsa operacioni i kërkimit për trupat e tyre është pezulluar.

"Duhet të përballemi me skenarin më të keq", deklaroi të dielën një zëdhënëse e policisë gjermane.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, kur policia nisi kërkimet për një burrë rreth të 50-ave, i cili nuk ishte kthyer më pasi kishte hyrë për t'u larë në lumin Ren.

Pothuajse në të njëjtën kohë, autoritetet morën një tjetër njoftim për zhdukjen e dy personave të tjerë, të moshës 23 dhe 27 vjeç, të cilët gjithashtu nuk dolën më nga uji. Sipas policisë, dy të rinjtë nuk dinin të notonin.

Pavarësisht kërkimeve intensive të zhvilluara nga forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, deri tani nuk është arritur të gjendet asnjë prej tre personave, ndërsa operacioni është pezulluar.

Autoritetet theksojnë se rrymat e forta të lumit Ren përbëjnë një rrezik serioz dhe shpesh nënvlerësohen nga qytetarët që zgjedhin të lahen në të.

Pikërisht për shkak të aksidenteve të shumta fatale ndër vite, disa qytete të mëdha përgjatë lumit, si Düsseldorf, Cologne (Këln) dhe Duisburg, kanë ndaluar zyrtarisht larjen në lumin Ren, pasi shumë persona kanë humbur jetën duke u mbytur në ujërat e tij.

Autoritetet u bëjnë vazhdimisht thirrje qytetarëve dhe turistëve të respektojnë ndalimet dhe të shmangin larjen në lumin Ren, pasi rrymat e fuqishme dhe të paparashikueshme mund të bëhen fatale edhe për notarët me përvojë.

Poll