
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ri të ashpër ndaj Iranit, duke i kërkuar Teheranit që të ndalojë menjëherë veprimet e aleatëve të tij dhe grupeve të armatosura që, sipas tij, po shkaktojnë trazira në Liban.

Në një postim në platformën Truth Social, presidenti amerikan argumentoi se Irani duhet t'i japë fund veprimeve të "përfaqësuesve të tij të paguar shumë" në vend, duke e lidhur ruajtjen e stabilitetit në rajon me sjelljen e forcave pro-iraniane.
"Teherani duhet t'i ndalojë menjëherë përfaqësuesit e tij të paguar shumë në Liban që të shkaktojnë probleme", shkroi Trump, në një tjetër ndërhyrje që nxjerr në pah tensionin që vazhdon të karakterizojë marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit.
Presidenti amerikan madje shkoi një hap më tej, duke paralajmëruar se nëse situata nuk ndryshon, pala amerikane është e gatshme të përgjigjet ushtarakisht me intensitet edhe më të madh se në të kaluarën. "Nëse nuk e bëjnë, ne do ta godasim Iranin shumë fort përsëri, siç bëmë javën e kaluar, vetëm më fort!!!", tha ai në postimin e tij.

