BOTA /

Irani mbyll përsëri Ngushticën e Hormuzit! Teherani: SHBA-dhe Izraeli shkelën armëpushimin

Ushtria iraniane paralajmëron masa të mëtejshme nëse Izraeli vazhdon sulmin ndaj Libanit

Shkruar nga Versus

Irani mbyll përsëri Ngushticën e Hormuzit! Teherani: SHBA-dhe

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura  Iraniane njoftuan ribllokimin e Ngushticës strategjike të Hormuzit në përgjigje të sulmeve izraelite në Libanin jugor, të cilat shkelin protokollin e marrëveshjes së arritur me Shtetet e Bashkuara.

"Njoftohet se Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet për lundrim, kjo masë e parë është një përgjigje ndaj shkeljes së angazhimeve të armikut", thuhet në deklaratën e shtabit, të transmetuar në televizionin iranian.

"Nëse sulmi vazhdon, do të planifikohen dhe zbatohen masa të tjera për të bindur armikun të respektojë detyrimet e tij."

Shkëmbim zjarri në Liban: Izraeli bombardon, Hezbollahu deklaron "kemi të drejtë të përgjigjemi"

Më herët, ushtria izraelite sulmoi pozicionet e Hezbollahut në Libanin jugor , duke iu përgjigjur sulmeve ndaj ushtarëve izraelitë të vendosur në atë rajon të Libanit, pavarësisht njoftimit të djeshëm të një marrëveshjeje armëpushimi.

Në një deklaratë, ushtria izraelite pretendon se Hezbollahu qëlloi më shumë se 50 raketa drejt forcave izraelite në Libanin jugor dhe në përgjigje, IDF po qëllon objektivat e organizatës pro-iraniane.

Ushtria libaneze njoftoi vdekjen e një ushtari libanez në Libanin jugor nga një sulm izraelit.

Deputeti i Hezbollahut, Hassan Fadlallah, deklaroi, siç raportohet nga Agjencia e Lajmeve të Athinës, se organizata ka të drejtë t'u përgjigjet sulmeve izraelite.

"Ekziston një armëpushim. Për ne, ajo që ka rëndësi është që armiku ta respektojë plotësisht dhe në mënyrë universale armëpushimin dhe të mos përpiqet të sulmojë vendin dhe fshatrat tona, as të pushtojë pozicione të reja. Rezistenca ka të drejtë të përballet me këtë armik kur na sulmon, sepse është agresori dhe pushtuesi."/Versus.al

Poll