BOTA /

“Një mijë nëna duhet të qajnë”, ministri ekstremist izraelit kërcënon të dj*gë të gjithë Libanin

Deklaratat e Ben-Gvir erdhën pas vrasjes së 4 ushtarëve izraelitë.

Shkruar nga Versus

“Një mijë nëna duhet të qajnë”, ministri

Pas vrasjes së katër ushtarëve izraelitë, ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben Gvir ka bërë deklarata të forta duke kërkuar një përgjigje të ashpër kundër Libanit dhe duke nxitur reagime të shumta.

Në një postim në rrjetet sociale, Gvir që njihet si politikan ekstremist deklaroi se i kishte thënë kryeministrit Benjamin Netanyahu se “për çdo lot të derdhur nga një nënë izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë”.

Ai shtoi se në Lindjen e Mesme “nuk fiton me përgjigje të matura dhe përmbajtje”, duke bërë thirrje për një ofensivë të plotë.

Në deklaratat e tij, ministri shkoi edhe më tej duke thënë se “i gjithë Libani duhet të digjet”, komente që vijnë në një kohë kur përshkallëzimi i dhunës mes Izraelit dhe Libanit ka shkaktuar viktima dhe tensione të reja në rajon. Sipas raportimeve, sulmet izraelite të ndërmarra pas incidentit kanë lënë të vrarë dhjetëra persona në territorin libanez. Versus.al

Poll