Live Updates /

Inagurohet linja direkte me Kanadanë, Rama: Objektiv, fluturimet me SHBA-të! Do hapim garën për aeroportin në Gjirokastër

*Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inagurimin e fluturimit të parë të linjës direkteme Kanadanë. Rama tha se objektivi është një linjë direkte me SHBA-të. *Ndërsa tha se të ardhurat e shqiptarëve janë rritur dhe se mbi 40& e tyre përdorin avionët për të udhëtuar, kreu i qeverisë dha lajmin se së shpejti do të hapet edhe gara për aeroportin e Gjirokastrës. Ndërsa sa i takon aeroportit të Vlorës, ai tha se puna do të vijojë dhe se hapja nuk do të mbahet peng nga kompanitë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama mori pjesë në inagurimin e fluturimit të parë të linjës direkteme Kanadanë. Rama tha se objektivi është një linjë direkte me SHBA-të. *Ndërsa tha se të ardhurat e shqiptarëve janë rritur dhe se mbi 40& e tyre përdorin avionët për të udhëtuar, kreu i qeverisë dha lajmin se së shpejti do të hapet edhe gara për aeroportin e Gjirokastrës. Ndërsa sa i takon aeroportit të Vlorës, ai tha se puna do të vijojë dhe se hapja nuk do të mbahet peng nga kompanitë.

2 Postime
1 ORE ME PARE

''Do hapim garën për aeroportin e Gjirokastrës'', Rama: 40% e shqiptarëve përdorin avionin! Janë rritur të ardhurat

Inagurohet linja direkte me Kanadanë, Rama: Objektiv, fluturimet me

Gjatë ceremonisë për inagurimin e linjës direkte të fluturimit me Kanadanë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se po bëhen përgatitjet e fundit për të hapur garën për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës për të cilin tha se do jetë turistik dhe sezonal.

Ndërsa deklaroi se aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, Rama tha se shifra e shqiptarëve që përdorin avionin ka kaluar mbi 40%. sipas tij ky është rezultat i punës së qeverisë për hapjen e konkurrencës së linjave ajrore.

‘’Na duhen sa më shumë projekte për turizmin elitar për të pasurit sepse sjellin të ardhura për komunitetin dhe pastaj për arkën e shtetit. Jemi në këtë pikë, do vazhdojmë të sjellim më shumë turistë, por ajo që jemi të vendosur të bëjmë është të rrisim të ardhurat në arkën e shtetit shqiptar.

Ka një projeksion profesional dhe shumë të qartë për sfidën që kemi përpara, që është projeksioni i numrit të pasagjerëve që potencialisht do të hynë në Shqipëri një dekadë më tutje dhe i numrit të fluturimeve që duhet ti përgjigjet numrit të pasagjerëve, kjo do të thotë se duhet të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil. Të gjitha janë të informuar për disa vonesa, jo për shkak të shtetit, por për shkaqe të kompanisë në aeroportin e Vlorës, ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë hapat e duhur në këtë drejtim dhe objektivi ynë mbetet i palëvizshëm, që aeroporti i Vlorës, do të hapet patjetër dhe nuk do të jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda kompanisë, jemi në përgatitjet e fundit për të hapur garën për aeroportin e Gjirokastrës që do jetë turistik dhe sezonal dhe s’kemi arsye te heqim dore nga ai i Kukësit edhe pse kur vjen puna te linjat ajrore, marrëveshjet janë private që zhvillohen në një nivel te interesit te kompanive dhe te aeroportit dhe e fundit është që e kemi nisur këtë detyre me vetëm 6.5% të popullsisë shqiptare që kishin akses ne aviacion.

Sot që flasim qe shifra ka shkuar mbi 40% e shqiptarëve që përdorin avionin. Është rezultat i hapjes së konkurrencës, pas atij koncesionit të trashëguar që kushtonte shumë. Padiskutim edhe falë rritjes së të ardhurave të shqiptarëve që është fakt që mund të diskutohet sipas dëshirës. Nuk falënderoj përfaqësuesit e kompanisë sepse ka ardhur këtu për te fituar para dhe e mirëpresim, por falënderim jo. Nuk keni bërë sakrifice, madje jeni dhe vonë se duhet te kishit ardhur dhe me pare, por prap jeni me para se ata që do vinin mbrapa”, tha Rama mes të tjerash. Versus.al

1 ORE ME PARE

Hapen fluturimet direkte me Kanadanë, Rama: Objektivi ynë, linjë direkte me edhe me SHBA-të

Inagurohet linja direkte me Kanadanë, Rama: Objektiv, fluturimet me

Sot në Rinas u mbajt ceremonia inaguruese e fluturimit të parë Tiranë-Toronto duke shënuar kështu hapjen e fluturimeve direkte me Kanadanë.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se synimi është që kjo linjë deri në 2030-ën ta kalojë shifrën prej 100 mijë pasagjerësh. Ndërsa shtoi se objektivi i qeverisë është që të hapet edhe linja direkte me SHBA. 

“Objektivi ynë është që së shpejti të kemi edhe linjën tjetër direkte, atë me SHBA. Edhe për këtë është bërë përparim i konsiderusehëm dhe jemi shumë afër finalizimit. TIA prej disa vitesh mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve.

Parashohim që në fund të kësaj dekade të kalojmë 100 mijë pasagjerë. Kemi digjitalizuar check-in dhe check-out dhe do të hapim një kapitull të ri të modernizimit të aeroportit, që janë portat digjitale, ku do të hyhet pa asnjë lloj kontrolli nëse je shqiptar dhe ke pasaportë biometrike shqiptare.

Kjo do të bëjë që për të gjithë shqiptarët hyrja të jetë si në shtëpi. I gjithë informacioni do të merret nëpërmjet AI që do të ketë kjo portë. Do të nisë me vendasit dhe do të vazhdojë edhe me të huajt.

Jemi në një moment të rëndësishëm edhe për faktin se Shqipëria ka përmbyllur një fazë të re transformimi në turizëm dhe duhet të hyjë në një tjetër fazë. Një prej grafikëve që pashë mbi turizmin ishte ai që tregon se artimetikisht është sinjali që duhet të hapim kapitullin e konsumatorit të pasur”, u shpreh Rama. Versus.al

Poll