Live Updates /

Protesta e 16-të mbledh në sheshin para Kryeministrisë mijëra qytetarë, policia procedon penalisht 19 qytetarë, mes tyre 3 anëtarët e grupit organizues

Protesta qytetare kundër projektit turistik të Zvërnecit, e cila njihet si “Revolucioni i Flamingove”, ka hyrë në ditën e 16-të, ku numri i pjesëmarrësve sa vjen dhe rritet. Policia njoftoi mbrëmjen e sotme se ka proceduar 19 persona për protestën e zhvilluar në aksin pranë mbikalimit të Rinasit. Mes emrave të proceduar janë dhe 3 nismëtarët e protestës, banorja e Rrjollit Luçiana Kokaj si dhe 2 aktivistët Gent Progni dhe Arben Kola.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Protesta qytetare kundër projektit turistik të Zvërnecit, e cila njihet si “Revolucioni i Flamingove”, ka hyrë në ditën e 16-të, ku numri i pjesëmarrësve sa vjen dhe rritet. Policia njoftoi mbrëmjen e sotme se ka proceduar 19 persona për protestën e zhvilluar në aksin pranë mbikalimit të Rinasit. Mes emrave të proceduar janë dhe 3 nismëtarët e protestës, banorja e Rrjollit Luçiana Kokaj si dhe 2 aktivistët Gent Progni dhe Arben Kola.

9 Postime
22 MINUTA ME PARE

“Kanë hedhur miliona dollarë për të na përçarë”/ U procedua nga policia, reagon aktivisti Arben Kola

Protesta e 16-të mbledh në sheshin para Kryeministrisë

Aktivisti Arben Kola ka reaguar gjatë protestës së mbrëmjes, duke mohuar zërat për përçarje mes grupeve organizatore dhe nismëtarëve të lëvizjes qytetare që prej ditësh po proteston në Tiranë.

Në fjalën e tij para protestuesve, Kola tha se raportimet për ndarje brenda organizimit nuk qëndrojnë dhe se situata e krijuar pas marshimit drejt Rinasit një natë më parë lidhet vetëm me keqkuptime mes pjesëmarrësve.

Sipas tij, protesta mbështetet nga dhjetëra grupe brenda vendit dhe qindra të tjera jashtë Shqipërisë, të cilat vijojnë të jenë të bashkuara rreth kauzës së tyre.

“Nismëtarë në letra janë tre, ndërsa organizatorët janë 40 grupe brenda atdheut dhe 200 grupe jashtë tij. Nuk jemi të përçarë, thjesht ka pasur keqkuptime mes të rinjve që morën pjesë në marshim”, deklaroi Kola.

Ai akuzoi gjithashtu një pjesë të mediave se po përpiqen të krijojnë perceptimin e përçarjes mes protestuesve, ndërsa bëri thirrje për ruajtjen e unitetit dhe vazhdimin e protestës.

 

51 MINUTA ME PARE

“Rama jepe dorëheqjen”, mbyllen fjalimet para kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në Bulevard

Protesta e 16-të mbledh në sheshin para Kryeministrisë

Ka përfunduar si çdo mbrëmje, protesta e sotme në sheshin para Kryeministrisë, pas më shumë se 3 orësh.

Me përfundimin e fjalimeve, qytetarët kanë nisur marshimin në të gjitha akset kryesore të Tiranës.

Itinerari i tyre ka nisur nga Libri Universitar, në ish-bllok për të vijuar më pas në  zonën e Tiranës së Re, 21-dhjetori dhe Zogu i Zi.

Organizatorët e protestave kanë bërë thirrje për protesta paqësore dhe për të respektuar policinë e shtetit.

Pjesëmarrësit në protestë u shprehën se qeveria nuk po i merr parasysh shqetësimet e qytetarëve dhe se kërkesat e tyre nuk janë adresuar.

5 kërkesat kryesore të protestuesve

Gjatë ditëve të protestës, qytetarët kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore:

Largimin e qeverisë

Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë

Anulimin e “Paketës së Maleve”

Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura

Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

 

1 ORE ME PARE

“Dëshmova në polici se nuk jam organizatorja, sepse jeni ju”, banorja e Rrjollit: Protestat tona paqësore, deri në rrëzimin e këtij sistemi politik

Protesta e 16-të mbledh në sheshin para Kryeministrisë

Banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj, një nga personat e grupit organizativ të protestës kundër projektit të Zvërnecit dhe ndërhyrjeve në Rrjoll, në fjalimin e saj mbrëmjen e sotme, tha se është thirrur nga policia të dëshmojë nëse është ajo apo jo organizatore e protestës.

Kokaj tha se nuk e ka pranuar ta marrë përsipër këtë rol, pasi janë vetë qytetarët ata që kanë ardhur në shesh për të protestuar kundër qeverisë.

"Sapo vij nga komisariati i policisë ku isha për të bërë një deklaratë. Unë jam pjesë e grupit që morëm nismën ditën e parë për organizimin e protestës por s’jam organizatore, ata jeni ju.

Gjithashtu marshimi i mbrëmshëm në autostradë ishte veprim spontan, dhe nuk u koordinua nga askush. Bravo atyre që arritën të shkonin dhe bravo atyre që treguan maturi dhe nuk u përplasën me policinë e shtetit, sepse ata janë prindërit tanë, vëllezërit tanë dhe ne duhet ti respektojmë. Kanë zgjedhur një detyrë, ne duhet ti respektojmë dhe ne do të protestojmë dhe për ata. Protestat do të vazhdojnë të jenë paqësore, të tregojmë qytetari dhe pa cënuar bashkëqytetarët tanë.

Kjo protestë është dhe për ata që nuk mund të vijnë në protestë pasi humbin punët.

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, kjo ka qenë thirrja juaj dhe kështu do të vazhdojë, përtej partive politike. Kërkesa jonë është e qartë, rrëzimi i këtij sistemi politik, tha Luçiana Kokaj.Versus.al

1 ORE ME PARE

Protestat në autostradë, policia procedon penalisht 19 shtetas dhe sekuestrohen 2 automjete. Mes emrave, Luçiana e Rrjollit dhe aktivistët Arben Kola e Gent Progni

Protesta e 16-të mbledh në sheshin para Kryeministrisë

Policia e Shtetit njofton se ka identifikuar personat përgjegjës për bllokimin e aksit rrugor në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbrëmjen e djeshme.

"Në vijim të veprimeve procedurale të kryera pas tubimit të zhvilluar më datë 14.06.2026, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin dhe procedimin penal të personave organizatorë dhe përgjegjës për bllokimin e rrugës në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

G. P., 36 vjeç; A. Ll., 29 vjeçe; A. Ll., 27 vjeçe; I. F., 32 vjeç; E. H., 33 vjeç; A. K., 46 vjeç; F. Rr., 28 vjeç; V. D., 29 vjeç; O. B., 21 vjeç; D. L., 57 vjeç; L. N., 20 vjeç; A. K., 29 vjeç; A. M., 23 vjeç; T. M., 24 vjeç; K. Z., 22 vjeç; B. P., 34 vjeç; Gj. N., 39 vjeç; L. K., 33 vjeçe; I. M., 24 vjeçe, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Si dhe janë sekuestruar dy automjete", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se, nga veprimet hetimore rezulton se më datë 14.06.2026, rreth orës 18:00, ishte njoftuar zhvillimi i një tubimi në sheshin “Skënderbej” dhe më pas përpara godinës së Kryeministrisë, në Tiranë. Tubimi ishte parashikuar të zhvillohej nga ora 18:00 deri në orën 22:00.

Gjatë zhvillimit të tij, sipas veprimeve hetimore të kryera, drejtues dhe organizatorë të tubimit kanë bërë thirrje për vazhdimin e lëvizjes së pjesëmarrësve nga zona përpara Kryeministrisë në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve në këtë aks rrugor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

 

1 ORE ME PARE

Aktorja Julinda Emiri në protestë: Skena që nisi me Teatrin, vijoi me Rrjollin dhe Zvërnecin

Protesta e 16-të mbledh në sheshin para Kryeministrisë

Aktorja Julinda Emiri ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar para Kryeministria e Shqipërisë, ku qytetarët kundërshtojnë investimin e planifikuar në zonën e Zvërnec.

Gjatë fjalës së saj para protestuesve, Emiri deklaroi se ajo që, sipas saj, ka nisur me ndërhyrjet në Teatri Kombëtar, është vijuar më pas në zona të tjera si Astiri dhe Bregu i Lumit, si dhe në Rrjoll e Zvërnec.

“Unë jam Julinda Emiri… nuk do të shkulem nga ky shesh deri kur kjo qeveri të japë dorëheqjen,” u shpreh aktorja, duke shtuar se qytetarët mund të përballen me presione të përkohshme, por jo të dorëzohen përfundimisht.

Ajo shtoi se, "skena që filloi me Teatrin, me zaptimin e pronës publike dhe tërheqjen e njerëzve zvarrë, vijoi më pas me Astirin, me Bregun e Lumit, me gratë që shisnin pras, me Rrjollin dhe Zvërnecin.

"Rama nuk ka kuptuar që shqiptarët mund të nënshtrohen përkohësisht, por jo përjetësisht. Dashuria për atdheun, është mbi dashurinë për nënën e babait”, tha mes të tjerash aktorja Julinda Emiri.

2 ORE ME PARE

“Fëmijët tanë s’kanë qenë kurrë të lumtur”, 88-vjeçarja para Kryeministrisë: Qëndroni të bashkuar dhe ndajeni kafshatën e bukës bashkë

Protesta e 16-të mbledh në sheshin para Kryeministrisë

Në protestën që po zhvillohet para Kryeministria e Shqipërisë kundër investimit në zonën e Zvërnec, ka marrë fjalën një e moshuar 88-vjeçare, e cila përcolli një mesazh për bashkim dhe unitet mes qytetarëve.

Ajo u shpreh se në Shqipëri ka parë “gjithmonë rrëmujë” dhe se familjet shqiptare, sipas saj, nuk kanë qenë kurrë të lumtura.

Duke iu drejtuar të rinjve, e moshuara bëri thirrje për bashkim mes shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë, duke theksuar se ndarja e vështirësive dhe solidariteti janë të domosdoshëm.

“Jam një nënë 88-vjeçare… ju them të jeni të bashkuar dhe ta ndani kafshatën bashkë, si me Kosovën, si me Shqipërinë,” u shpreh ajo gjatë fjalës së saj.

Deklarata e saj u prit me vëmendje nga protestuesit e pranishëm në tubim.Versus.al

2 ORE ME PARE

EMRAT/ Publikohen për herë të parë 3 liderët e organizimit të protestave qytetare, aktivisti: Na njeh dhe policia

Protesta e 16-të mbledh në sheshin para Kryeministrisë

Në ditën e 16-të të protestës së njohur nga qytetarët si “Revolucioni i Flamingove”, janë bërë publike për herë të parë emrat e tre nismëtarëve të kësaj lëvizjeje qytetare.

Sipas deklaratës së aktivistit Alben Kola, nismëtarët e protestës janë Luçiana Kokaj, Alben Kola dhe Arlinda Lleshi.

Protesta, e cila që në fillim është paraqitur si një lëvizje pa struktura politike dhe pa drejtim të deklaruar, tashmë ka nxjerrë publikisht figurat që konsiderohen si organizatorë të saj, ndonëse vetë ata theksojnë se lëvizja mbetet qytetare dhe e hapur.

Sipas Kolës, marshimi është organizuar nga të rinjtë dhe qytetarët pjesëmarrës, ndërsa qëllimi është ruajtja e qetësisë dhe shmangia e incidenteve gjatë zhvillimit të protestës.

Ai ka bërë gjithashtu të ditur se nga kjo fazë e protestës nuk do të ketë më marshime jashtë perimetrit të Unaza e Tiranës, duke apeluar për unitet dhe disiplinë në vijimin e protestave.

Organizatorët kanë kërkuar që lëvizja të vijojë në mënyrë paqësore, pas incidenteve të raportuara në protestat e mëparshme.Versus.al

 

3 ORE ME PARE

Protesta qytetare ndryshon itinerarin, Fjoralba Ponari publikon hartën dhe rregullat e reja

Protesta e 16-të mbledh në sheshin para Kryeministrisë

Në ditën e 16-të të protestës qytetare që prej javësh zhvillohet në rrugët e Tiranës, blogerja dhe moderatorja Fjoralba Ponari ka ndarë me ndjekësit e saj detaje mbi itinerarin që do të ndjekë marshimi i kësaj mbrëmjeje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar hartën e lëvizjes së protestuesve, ndërsa bie në sy edhe ndryshimi i mënyrës së organizimit të protestës. Sipas udhëzimeve të shpërndara, marshimi do të zhvillohet i unifikuar, pa ndarje në grupe të veçanta dhe pa devijime të paparashikuara nga rruga e përcaktuar.

Organizatorët kanë vendosur që lëvizja e protestuesve të mbetet brenda perimetrit të Unazës së  Tiranës, ndërsa nisja është parashikuar në orën 20:30. Një tjetër kërkesë drejtuar pjesëmarrësve është mbajtja e një korsie të lirë gjatë gjithë kohës, për të garantuar kalimin e mjeteve të emergjencës.

Publikimi i këtij itinerari vjen vetëm një ditë pas episodeve të mbrëmjes së kaluar, kur një grup protestuesish u shkëput nga rrjedha e marshimit dhe u drejtua drejt zonës së Rinas. Aty ata u përballën me një prezencë të shtuar të forcave të policisë, çka duket se ka sjellë edhe nevojën për një organizim më të kontrolluar të protestave në vijim.Versus.al

Protesta e 16-të mbledh në sheshin para Kryeministrisë

3 ORE ME PARE

Nis protesta e 16-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Protesta e 16-të mbledh në sheshin para Kryeministrisë

Në ditën e 16-të të protestës që po zhvillohet në Tiranë, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama.

Pjesëmarrësit në protestë shprehen se qeveria nuk po i merr parasysh shqetësimet e qytetarëve dhe se kërkesat e tyre nuk janë adresuar.

Protesta që nisi fillimisht si reagim ndaj projektit turistik në zonën e Pishë Poro dhe Sazan ka hyrë sot në ditën e 16-të të saj, duke u zgjeruar më tej në një mobilizim qytetar.

Lëvizja nisi pas kundërshtimeve për investimin e planifikuar në një zonë të mbrojtur dhe më pas u shtri në një protestë më të gjerë me kërkesa ndaj qeverisë dhe institucioneve.

5 kërkesat kryesore të protestuesve

Gjatë ditëve të protestës, qytetarët kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore:

Largimin e qeverisë

Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë

Anulimin e “Paketës së Maleve”

Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura

Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Poll