Live Updates /

"Nuk bëj negociata", Rama mbledh socialistët dhe sfidon protestuesit: Ejani, shihni faktet! Djalli po pengon investimin në Zvërnec

*Partia Socialiste organizoi sot tubim në sheshin “Italia” ku anëtarë e simpatizantë të PS u mblodhën në kuadër të 35 vjetorit të krijimit të kësaj force politike. *Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij duke u përqendruar më së shumti në protestat masive të zhvilluara nga qytetarët të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij. *Duke folur më së shumti për Zvërnecin, kryeministri Edi Rama tha se forca të huaja të jashtme ishin bërë bashkë për të ndaluar zhvillimin e vendit dhe se protestuesit nuk arrinin të kuptonin të vërtetën. *Ndërsa nënvizoi vendosmërinë për të vijuar me zbatimin e projektit në Zvërnec, Rama tha se investimi do të sjellë përfitime për buxhetin e shtetit dhe do të bëjë që të fokusohemi më së shumti tek turistët elitarë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Partia Socialiste organizoi sot tubim në sheshin “Italia” ku anëtarë e simpatizantë të PS u mblodhën në kuadër të 35 vjetorit të krijimit të kësaj force politike. *Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij duke u përqendruar më së shumti në protestat masive të zhvilluara nga qytetarët të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij. *Duke folur më së shumti për Zvërnecin, kryeministri Edi Rama tha se forca të huaja të jashtme ishin bërë bashkë për të ndaluar zhvillimin e vendit dhe se protestuesit nuk arrinin të kuptonin të vërtetën. *Ndërsa nënvizoi vendosmërinë për të vijuar me zbatimin e projektit në Zvërnec, Rama tha se investimi do të sjellë përfitime për buxhetin e shtetit dhe do të bëjë që të fokusohemi më së shumti tek turistët elitarë.

3 Postime
2 ORE ME PARE

"Ç'lidhje ka se Jared Kushner është hebre?", Rama: Djalli po tenton të ndalojë investimin në Zvërnec

"Nuk bëj negociata", Rama mbledh socialistët dhe sfidon

Në vazhdimësi të pretendimeve të tij për manipulimin e qytetarëve sa i takon projektit në Zvërnec e Sazan, kryeministri Edi Rama tha se po tentohet të pengohet zhvillimi i vendit duke e pasqyruar atë si investim të izraelitëve.

Ndërsa përsëriti se investitorët në Zvërnec janë 2 vëllezërit nga Katari, Rama foli edhe për faktin se Jared Kushner është me origjinë hebre. Sipas tij, kjo gjë nuk ka lidhje me investimin dhe as nuk u takon shqiptarëve për ta folur.

“S’duam ne turizëm elitar, se turizmi elitar nuk është për ne. E kundërta është e vërtetë, ne na duhet më shumë turizëm elitar, sepse çdo lek që vjen, është gati dyfishi i asaj që futet në ekonominë e vendit. Turizmi i masës ka qenë i shkëlqyer, sepse ka qenë ambasadori i asaj që flitet në gjithë botën. Por Shqipëria nuk mund të mbetet mbrapa, nuk është e thirrur që të shpikë rrotën, por të hapë portën. Historia e shqiptarëve është historia e njerëzve që përtej feve kanë Zot respektin për tjetrin, për mikun, për atë që është në nevojë, për atë që është në rrezik. Ishin myslimanët që u bënë mburoja e hebrenjve. Kjo është arsyeja pse Shqipëria duhet ta mbajë atë lidhje. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

Cili është djalli që po tenton të hyjë në mes nesh? Që po provon t’u lërë fëmijëve tanë në kurriz, diçka që ne duhet t’i mbrojmë? Cili është djalli që po pengon një investim turistik? Ç’lidhje ka Izraeli me investimin atje në Zvërnec? Dy investitorët kryesorë janë 2 vëllezër myslimanë nga Katari. Apo se dhëndri i Presidentit të SHBA-ve është hebre. Po pastaj? Kaq budallenj mund të bëhemi ne që të hedhim përpjetë atë që nuk hidhet dhe t’i bëjmë karshillëk dynjasë? Ne duhet t’i kemi marrëdhëniet strategjike me të gjithë”, tha Rama. Versus.al

3 ORE ME PARE

“Mund t’u kem hyrë në hak pa dashje”, Rama-socialistëve: Krenarë se ia kemi ngritur kokën çdo shqiptari

"Nuk bëj negociata", Rama mbledh socialistët dhe sfidon

Kreu i qeverisë, Edi Rama shprehu mirënjohjen e tij ndaj figurave të ndrzshme të Partisë Socialiste ndër vite, duke veçuar ish-kryeministrin e ndjerë, Fatos Nanon. Ai tha se është i vetëdijshëm se nuk ka bërë çdo gjë mirë, por shtoi se ndihet krenar me Partinë Socialiste duke pretenduar se ai dhe PS ia kanë ngritur kokën Shqipërisë.

“Nuk e kam bërë gjithçka mirë, kam gabuar jo një herë dhe edhe pse kurrë nuk kam dashur kurrë t’i hyj në hak askujt, ka shumë të ngjarë që ta kem bërë pa qëllim ose se mund të kem bërë ndonjë vlerësim të gabuar. Unë krenohem se do i jap PS gjithçka që kërkohet nga një lidër dhe së bashku me PS ia kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe çdo shqiptari që sot kudoqoftë e thotë pa asnjë siklet: jam shqiptar dhe jam krenar se ne dhe askush tjetër do ta çojmë Shqipërinë në majën ku dielli lind andej nga perëndon”- tha Rama. Versus.al

3 ORE ME PARE

Edi Rama para socialistëve në Tiranë: U përdorën foto të rreme për të ushqyer zemërim e protesta

"Nuk bëj negociata", Rama mbledh socialistët dhe sfidon

Kryeministrit Edi Rama mbajti fjalën e tij para një numër të madh socialistësh të mbledhur në sheshin ‘’Italia’’ në kuadër të 35 vjetorit të krijimit të kësaj force politike. Pa humbur kohë, Rama nisi të fliste menjëherë për protestat masive të qytetarëve duke i ironizuar protestuesit dhe duke thënë se ishin mashtruar nga postime të rreme në rrjete sociale për shitjen e tokës dhe kufirin Shqipëri-Izrael në Zvërnec.

‘’Puna e solli që pikërisht në muajin e kremtimit të 35 vjetorit të lindjes së kësaj familje për Shqipërinë, një masë e madhe njerëzisht të dilte vrullshëm mbi sipërfaqen e kanaleve të internetit dhe një bashkësi përfaqësuese e saj të merrte në zotërim çdo mbrëmje bulevardin e Tiranës. Protesta nisi me zemërimin e drejtë për një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë për anulimin e një investimi madhor që do të ndikojë ndjeshëm parametrat ekonomikë dhe socialë të Shqipërisë. Duke futur të paktën 4 miliardë euro në një ekonomi me volum të përgjithshëm prej 27 miliardë eurosh, vetëm ky investim është më shumë se 1/7 e Prodhimit të Përgjithishëm të vendit tonë dhe 2 herë më shumë se gjithë stoku i investimeve të huaja në Shqipëri vitin e shkuar.

Edhe unë personalisht po të isha një qytetar që informohet nga rrjetet sociale duke dëgjuar dhe parë turli llojet e gjysmë të vërtetave me vorbullat e kanaleve të dala me tërbim nga shtrati si dhe lloj lloj videosh dhe fotosh të sajuara për të ushqyer zemërimin, pelikanë të ndodhur, flamingo në arrati, gradaçela mbi lagunën dhe mbi Sazan, tabelë kufiri e Izraelit mbi gardha me gjemba, do kisha dalë në bulevard i llahtarisur nga gjithë ai apokalips digjital. Do të më dukej edhe mua që e keqja e gatuar pas shpinës së popullit ishte aq e tmerrshme sa befas krejt bota u zgjua si nga një ankth dhe u bashkua kanal më kanal e kontinent më kontinent për të shpëtuar atdheun tim të vogël nga një investim shkatërrues për jetën e gjelbër, shfarrosës për breshkat e ujit, vrastar për njerëzit. Dhe padiskutim anulimi i një projekti kriminal që u trumbetua me nota ulëritëse dhe si shitje e të vetmit ishull të Shqipërisë si falje e tokës publike në zonë të mbrojtur, do më dukej më e pakta gjë që duhej të ndodhte’’- tha Rama. Versus.al

 

Poll