
Mbrëmjen e sotme pritet të mbahet finalja e Ferma VIP. Por para përfundimit të këtij edicioni, ka ndodhur një celebrim në fermën e famshme.
Dy kundërshtarët e vazhdueshëm, balerini Ilir Shaqiri dhe poetja Mimoza Ahmeti janë kurorëzuar në kuadër të lojës.
Gjatë betimeve për njëri-tjetrin, ata shkëmbyen puthje në buzë, duke e bërë momentin edhe më interesant.
Më pas balerini e ka mbajtur në krah dhe janë hedhur bashkë në pishinë, ku po ashtu nuk munguan as puthjet e përqafimet mes tyre. Në finalen e sotme krahas tyre janë edhe: Elvis Pupa, Soni Malaj dhe DJ Bujaka. Versus.al

