
Cristiano Ronaldo përdori rrjetet sociale pasi u kritikua ashpër pas ndeshjes së parë të Portugalisë në Kupën e Botës, ku luajtën baras 1-1 kundër Republikës Demokratike të Kongos dhe një pjesë e publikut e gjykoi performancën e CR7 si shumë individualiste.
Postimi i tij në Instagram erdhi pasi fjalët e Joao Neves shkaktuan një sërë reagimesh. Mesfushori portugez foli për rolin e Ronaldos në ekip dhe theksoi se tani trajtohet si çdo anëtar tjetër i ekipit kombëtar.
"E dimë çfarë ka bërë ai për ekipin tonë kombëtar, por në këtë pikë si ai ashtu edhe të gjithë të tjerët e shohin atë thjesht si një tjetër shok skuadre që vjen për të ndihmuar. Ai nuk është ndryshe nga të tjerët dhe do të kontribuojë si të gjithë të tjerët", tha Neves.
Shumë e interpretuan deklaratën e tij si mungesë respekti ndaj Ronaldos, njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në histori. Ronaldo postoi një foto në ‘storyn’ e tij që të kujton karrierën e tij të shkëlqyer dhe shkroi: “Përqendrohu në atë që mund të kontrollosh”.

Kapiteni portugez më pas postoi një foto të ekipit kombëtar me mesazhin: "Gjithmonë të bashkuar". Ronaldo e ka gjetur veten në qendër të debatit publik, me vendin e tij në formacionin titullar të ekipit kombëtar në fokus.

