
Një moment i tensionuar është regjistruar gjatë një ecjeje turistike për të vëzhguar gorillat në Parkun Kombëtar në Ugandë, ku një gorilë mashkull me shpinë të zezë iu afrua shumë pranë një grupi vizitorësh.
Ngjarja ndodhi në minutat e fundit të kohës së lejuar të vizitës në pyll, ndërsa turistët po përgatiteshin të largoheshin pas një ore qëndrimi në habitatin natyror.
Pavarësisht rregullit të guidave për ruajtjen e një distance sigurie prej të paktën 10 metrash, gorilla iu afrua grupit duke e reduktuar vetë distancën dhe duke kaluar ngadalë pranë tyre.
Në video shihet një turiste e cila reagon me panik, ndërsa pjesa tjetër e grupit mbetet e shtangur dhe në heshtje përballë kafshës së egër.
Udhërrëfyesit ndërhynë menjëherë për të ruajtur qetësinë dhe për të garantuar sigurinë e vizitorëve, ndërsa gorila nuk shfaqi shenja agresiviteti dhe vazhdoi lëvizjen e tij në pyll.
Ngjarja është cilësuar si një përvojë e rrallë dhe emocionale për turistët, por njëkohësisht edhe një kujtesë për natyrën e paparashikueshme të kafshëve të egra në habitatin e tyre natyror.
View this post on Instagram

