AKTUALITET /

"Ne shqiptarët e kemi ves, biem në dashuri me partitë", Mehdi Malkaj flet në protestën para Kryeministrisë

Aktori u bëri thirrje qytetarëve që të shkëputen nga çdo ndikim partiak dhe të bashkohen si qytetarë të lirë, përtej ndarjeve politike.

Shkruar nga Versus

Se  "Ne shqiptarët e kemi ves, biem në dashuri me partitë",  

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën para protestuesve të mbledhur në Tiranë, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë kundër ndikimit të forcave politike në protestë.

Në fjalën e tij, Malkaj u bëri thirrje qytetarëve që të shkëputen nga çdo ndikim partiak dhe të bashkohen si qytetarë të lirë, përtej ndarjeve politike.

Ai theksoi se protestat duhet të ruajnë karakterin qytetar dhe të mos shndërrohen në mjete të partive politike, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe qëndrimit të pavarur të pjesëmarrësve.

Mehdi Malkaj:  Ne shqiptarët kemi një vesh të keq shumë, biem në dashuri me partitë. Hiqini partitë! Është turp i madh! Një filozof të madh kur e pyetën për partitë, tha se janë grupe të organizuara hajdutësh që vjedhin popullin e vet!” deklaroi aktori i mirënjohur mes duartrokitjeve të turmës.

Poll