AKTUALITET /

Bllokuan makinën me pretendimin e po bliheshin vota, policia çon në SPAK kandidatin dhe militantët e PD në Dibër

Shkruar nga Versus
Bllokuan makinën me pretendimin e po bliheshin vota, policia çon
Policia në vendngjarje dhe makina e bllokuar në Maqellarë

Policia e Dibrës ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) materiale në ngarkim të kandidatit për deputet të PD, Xhemal Gjunkshit dhe të tre militantëve demokratë.

Ata akuzohen për bllokim të qarkullimit të mjeteve të transportit. Mesnatën e djeshme, Gjunkshi dhe miliatëntët e PD bllokuan një makinë luksoze për të cilën pretendonte se brenda saj ndodheshin persona që po kryenin krime zgjedhore e blerje votash.

“Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.

Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç”- njofton policia. Versus.al

Poll