AKTUALITET /

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan për karburantet, me naftën deri në 197 lekë/litër dhe benzinën deri në 172 lekë/litër, masa që synon stabilizimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Shkruar nga Versus

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të shtunë, më 18 prill, Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në vend.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (naftën) nuk duhet të kalojë 197 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë është caktuar në maksimum 185 lekë për litër. Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është vendosur në 172 lekë për litër, ndërsa me shumicë në 160 lekë për litër.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi  në orë 10:30 të ditës së sotme dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të rishikohen në varësi të luhatjeve të tregut.

Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të tregtimit të karburanteve që të zbatojnë me përpikëri vendimin, duke paralajmëruar masa ndëshkuese deri në pezullim aktiviteti në rast shkeljesh.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 18 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër.

????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 ora 10.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

???? Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%./Versus.al

Poll