
Bordi i Transparencës ka vendosur ulje të re të çmimeve të karburanteve, duke e reduktuar naftën me 3 lekë për litër dhe benzinën me 1 lek për litër.
Sipas vendimit, nafta do të shitet me 193 lekë/litri, ndërsa benzina me 179 lekë/litri, me çmimet e reja që hyjnë në fuqi sot në orën 13:30 dhe mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së bordit.
Ulja vjen pas rishikimit të fundit, kur një ditë më parë nafta shitej me 196 lekë/litri dhe benzina me 180 lekë/litri.
Bordi thekson se operatorët e tregut janë të detyruar të zbatojnë vendimin, ndërsa në rast shkeljesh parashikohet pezullimi i aktivitetit.
Institucionet përkatëse deklarojnë se do të vijojnë të monitorojnë tregun për të mbrojtur konsumatorët dhe konkurrencën e ndershme./Versus.al

