AKTUALITET /

Davide Pecorelli kërcënon me grevë urie: Jetoj në një qeli prej 16 m² me 8 vetë, nuk kam marrë ende motivimin e arrestimit

Ai përshkruan kushte të mjerueshme higjienike, duke theksuar se në banjo ka minj dhe mungon uji i rrjedhshëm.

Shkruar nga Versus
Davide Pecorelli kërcënon me grevë urie: Jetoj në një
Davide Pecorelli

I burgosuri italian Davide Pecorelli, i dënuar me katër vite burg për "Mashtrim" në bashkëpunim, "Dhunimi i varreve" "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Shkatërrimi i pronës me zjarr" i ka dërguar një letër ankese Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku denoncon kushtet e rënda të jetesës në qelinë e tij në burgun 313.

Pecorelli thotë se prej datës 8 maj 2025 ndodhet në një dhomë prej 16 metrash katrorë së bashku me tetë të burgosur të tjerë.

Ai përshkruan kushte të mjerueshme higjienike, duke theksuar se në banjo ka minj dhe mungon uji i rrjedhshëm.

Gjithashtu, ai shprehet i shqetësuar se, edhe pse Gjykata e Apelit ka mbështetur arrestimin e tij që më 9 maj, ende nuk i është dhënë asnjë deklaratë zyrtare mbi vendimin, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj.

Letra e plotë shkruar me dorë nga Davide Pecorelli

'DREJTUAR GJYKATËS SË APELIT TË TIRANËS

Në dijeni:

Gjykatësi Dritan Haban

Për dijeni gjithashtu:

Konsullata Italiane në Tiranë

Z. Giacomo Montemarani, zëvendëskonsull

Znj. Barbara Tancredi, konsulle

Lënda: Njoftim

I nderuar Gjykatës,

Unë quhem Davide Pecorelli dhe jam i burgosur në burgun 313 në Tiranë, ndërtesa 2, sektori 2-5, dhoma 2, i burgosur nr. 234.
Po ju shkruaj këtë letër për t'ju informuar se që nga 8 maji 2025, dita e arrestimit tim, jetoj në një dhomë me 8 persona të tjerë, në vetëm 16 metra katrorë.

Në banjë nuk ka ujë të rrjedhshëm dhe ka kushte të papranueshme higjienike.

Më 9 maj 2025, gjykata juaj e Apelit konfirmoi arrestimin tim, por deri më sot, më shumë se dy muaj më vonë, nuk më janë dorëzuar as motivimi i arrestimit dhe as aktet e dosjes, duke më mohuar kështu të drejtën për t’u ankuar.

Ju informoj se, nëse menjëherë nuk depozitohen arsyetimet e vendimit për arrestimin tim, do të nis një grevë urie pa afat.

Tiranë, më 16 qershor 2025
Me respekt,
I burgosuri nr. 234
Davide Pecorelli/Versus.al

Davide Pecorelli kërcënon me grevë urie: Jetoj në një

 

 

Poll