AKTUALITET /

“Nuk dal nga kulla jeme…”/ Biseda e Mustafa Lici dhe policisë pas atentatit në Shkodër! Refuzoi të shkojë në Komisariat!

Për të kryer disa verifikime, oficerët e policisë kanë marë kontakt me kryefamiljarin e familjes Mustafa Lici, të cilit i kanë kërkuar të paraqitej në polici për arsye verifikuese. Mësohet se Mustafa Lici nuk ka pranuar të dalë nga ambjentet e shtëpisë, duke u përgjigjur “…Nuk dal nga kulla jeme…”.

Shkruar nga Versus
“Nuk dal nga kulla jeme…”/ Biseda e Mustafa Lici dhe
Mustafa Lici

Një ditë pas atentatit të rëndë në Shkodër (8 shtator), ku mbetën të vdekur dy persona Armand Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën rëndë dy persona të tjerë Erogen Vaso dhe Meri Kaçeri, policia e Shkodrës ka ngritur dyshime të forta se prapa kësaj ngjarje qëndrojnë persona të cilët qëndrojnë afër familjes Lici.

Për të kryer disa verifikime, oficerët e policisë kanë marë kontakt me kryefamiljarin e familjes Mustafa Lici, të cilit i kanë kërkuar të paraqitej në polici për arsye verifikuese.

Mësohet se Mustafa Lici nuk ka pranuar të dalë nga ambjentet e shtëpisë, duke u përgjigjur “…Nuk dal nga kulla jeme…”.Nisur nga kjo situatë, një grup oficerësh janë drejtuar në banesën e tij në Kiras të Shkodrës, duke marë kontakt me Mustafa Licin.

Ky i fundit ka dhënë shpjegime mbi dinamikën e lëvizjeve që ka kryer në datën 7 dhe 8 nëntor si dhe arsyet e mungesës në banesë të dy djemve të tij.

Më tej Mustafa Lici, i ka njohur efektivët e policisë se motra e tij, e cila është shpallur në kërkim policor, ndodhej prej 5 vite jashtë Shqipërisë, pasi ishte vendosur me banim në një qytet të një vendi të Bashkimit Europian.

“Ora News” ka mësuar se për të bindur oficerët e policisë Mustafa Lici, i ka telefonuar përmes aplikacionit “Whats app” motrës së tij, e cila më pas ka bashkëbiseduar me oficerët e policisë përmes imazheve të përcjella me kamer.

Motra e Mustafës, u ka shpjeguar policisë se banesën që ka në Shkodër ua kishte dhënë me qëra në periudha të ndryshme dy personave, për të cilat ka preteduar se ka dhe kontrata noteriale për këtë gjë.

Për arsenalin e armëve dhe disa dronë modernë të sekuestruar në banesën e saj, policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Barush Bregun, duke e akuzuar këtë të fundit si njeriun që ka furnizuar me armë, Ragip Gilën.

Ndërsa Ragip Gila, i vetmi person i arrestuar për ngjarjen e rëndë, akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të Armand Pali, Liridon Krajës dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë në dëm të Erogen Vaso alias Brajoviç dhe Meri Kaçerit.

Poll