Vazhdon seriali mes të denuarve VIP për vrasje dhe partnereve të tyre...
Xhovana Nikolli nuk e ka vetëm me Nuredin Dumanin. Më keq se atij, i është drejtuar të dashurës së Dumanit në vetë të parë. Pak kush e kishte parë deri tani një video të dytë, ku e reja, i drejtohet me emër partneres së Nuredin Dumanit, Mirjeta Hajdinit.
Me një “fjalor burgu”, aspak të denjë as për modele tip “Bella mafia”, Xhovana i drejtohet çunave që njeh që t’i bëjnë “shoqëri” intime të dashurës së Dumanit, i cili ndodhet në qeli.
Video e dytë, sipas veshjes duket e bërë saktësisht atë ditë kur në një video të parë Xhovana i drejtohej të dyshuarit si vrasës me pagesë dhe organizator i disa ekzekutimeve me etiketime shumë të rënda. Xhovana Nikolli njihet për lidhjen e saj me Amarildo Nikollin, i cili u arrestua nga policia rreth një vit më parë, si i dyshuar që ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës.
Pak orë pas publikimit të videove, Xhovana Nikollit iu vendos në derën e banesës një sasi eksplozivi. Nga shpërthimi i tritolit ajo dhe motra e saj nuk u lënduan, por fqinji i tyre 29-vjeçar u plagosur shumë rëndë dhe aktualisht ndodhet në spital i intubuar, duke luftuar për jetën.
Përveç videos ku Xhovana flet në mënyrë ‘kërcënuese’ kundër Nuredin Dumanit dhe të dashurës së tij, ajo ka publikuar një video tjetër para kësaj, ku ofendon rëndë të dashurën e Nuredinit. Edhe pse shumë nuk e kanë kuptuar se kujt i drejtohet ekzaktësisht, pasi e dashura e Dumanit nuk është e famshme në rrjete sociale.
Por kush është Mirjeta Hajdini, e dashura kosovare e të dyshuarit për disa vrasje, Nuredin Dumanit.
Mirjetë Hajdini, vajza nga Kosova që bashkëjetonte me Nuredin Dumanin, e cila u shoqërua nga policia e Fierit mesnatën e 30 marsit të 2022, pasi i dashuri i saj ishte plagosur në një atentat ka treguar njohjen më të. Në dosjen e SPAK, ajo thotë se Dumani i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu dhe se nuk e dinte se ai kishte probleme me drejtësinë. Po ashtu, ajo vajza nga Kosova ka treguar se cfarë ndodhi në 29 mars të dy viteve më parë, ditën kur iu bë atentat Nuredin Dumanit në zonën e Cerrikut.
PJESE NGA DOSJA
11.5 Shtetasja Mirjetë Hajdini ka deklaruar mbi rrethanat e njohjes me shtetasin Nuredin Dumani, marrëdhënien e krijuar me të, faktin që ky shtetas i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu, rrethanën që Arviti mbante armë me vete, faktin se kanë bashkëjetuar në Gjilan, Kosovë, Arviti i ka thënë që të vinte në Tiranë. Më tej ajo ka shpjeguar se:….. mbërriti në stacion erdhi dhe e mori “Kushoja”, të cilin dje mori vesh që e quanin Henrik pasi nuk e dinte emrin. Henriku e mori te terminali i autobusëve të Tiranë dhe shkuan për në qytetin e Fierit sepse Arviti ndodhej aty. Dhe Henriku e çoi tek një pallat, në katin e katërt dhe atje takon Arvitin. Është i njëjti pallat ku u gjet dhe Arviti dje. Ajo sqaron se nuk kish dijeni që Arviti quhej Nuredin Dumani dhe që kishte probleme me drejtësinë në Shqipëri. Në datë 29.03.2022, Arviti u zgjua rreth orës 08:00 në mëngjes dhe i tha se do dilte me Henrikun. Pasi Arviti kishte gati 5 minuta që kishte dalë, erdhi Henriku dhe i tha të zbriste pak se duhet të merrte diçka. Mirjeta zbrita poshtë dhe Arviti ndodhej në një makinë ngjyrë gri, të vogël dhe Arviti me Henriku hapën bagazhin e makinës, nxorën një armë zjarri ngjyrë të zezë, e futën në një qese ngjyrë blu dhe ia dhanë në dorë dhe Arviti i tha shko çoje tek dhoma sepse do dalë me kushon. Sqaron se arma që i dhanë ishte e madhe, jo si arma që Arviti kishte pas mbajtur gjithmonë por goxha më e madhe se ajo. Armën e mori dhe e çon tek dhoma në banesë, kurse Arviti dhe Henriku u larguan me makinë. Po kështu, nga organi procedues janë administruar edhe deklarimet e shtetasve të tjerë.








