AKTUALITET /

"Dëshmia e tij mund të zbardhë ngjarjen", shoqërohet një person nga Fushë Kruja për atentatin në Rinas

Po verifikohen lëvizjet e Gilmando Danit gjatë kthimit nga Spanja për të mundësuar identifikimin e personave të përfshirë në atentat.

Shkruar nga Versus
"Dëshmia e tij mund të zbardhë ngjarjen",
Viktimat Gilmando Dani, Muçi Shaljani

Forcat speciale kanë shoqëruar mbrëmjen e djeshme në polici një person të dyshuar për lidhje me atentatin e ndodhur më 11 nëntor në Rinas ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani.

Bëhet me dije se personi me inicialet B.Xh. është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje, pa iu komunikuar masë ndalimi, ndërsa dëshmia e tij pritet të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë që tronditi vendin.

Atentati ndodhi në një prej pikave që konsiderohet ndër më të sigurtat në aeroportin e Rinasit, në rrethrrotullin gjatë momentit kur aty nuk ndodhej asnjë patrullë policie. Grupi hetimor po verifikon kontaktet dhe lëvizjet e Gilmando Danit gjatë udhëtimit nga Spanja për në Shqipëri në mënyrë që të arrijnë të gjejnë prova për identifikimin e autorëve të mundshëm. Versus.al

Poll