AKTUALITET /

Dosja Partizani/ Kush është gjyqtarja e re që do gjykojë Sali Berishën

Elsa Ulliri do të jetë gjyqtarja e cila do të kryesojë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Shkruar nga Versus
Dosja Partizani/ Kush është gjyqtarja e re që do gjykojë
Elsa Ulliri

TIRANË- Elsa Ulliri do të jetë gjyqtarja e cila do të kryesojë dosjen e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Vendimi u mor këtë të hënë pas shortit elektronik. Ndërkohë janë zbardhur edhe dy emra të tjerë të trupit gjykues, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Këto rizgjedhje vinë pas akuzave të vazhduara nga Berisha për gjyqtaren Irena Gjoka dhe dy trupën gjykuese.  

Kush është Elsa Ulliri:

Elsa Ulliri ka qenë kryegjyqtare e Gjykatës së Lezhës. Ajo ka kaluar procesin e Vettingut. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Pamela Qirkon. Elsa Ulliri ka dhënë vendime të forta gjatë këtyre 2 viteve e gjysmë si gjyqtare e posaçme si dënimi i ish kryebashkiakëve socialistë Vangjush Dako dhe Edison Memolla apo vendime për çështjet e inceneratorëve.

Pasi kaloi Vetting-un, Elsa Ulliri u bë gjyqtarja që i shtohej trupës gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ulliri ka lindur në Tiranë dhe ka mbaruar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të studimeve, ajo ka filluar punën si avokate dhe më pas si gjyqtare.

Gjyqtarja Ulliri ka qenë e angazhuar në shumë raste të rëndësishme gjyqësore në Shqipëri dhe ka qenë pjesë e shumë ekipesh gjyqësore në nivel nacional. Ajo është një prej disa gjyqtarëve që kanë punuar në gjykatën e Kushtetutës së Shqipërisë.

Akuzat e Berishës për Irena Gjokën

Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar dënimin e tij si farsë të reformës në drejtësi të bërë nga Rama dhe George Sorosi. Më pas akuzat kanë vijuar edhe për kryeprokurorin e SPAK dhe për gjyqtaren Irena Gjoka. Berisha e cilëson Altin Dumanin si frikacak në shërbim të Edi Ramës, ndërsa Irena Gjokën si juriste që ushtron pa të drejtë detyrën e saj si gjyqtare. Berish thotë se është në kundërshtim me ligjin pozicioni i saj si gjyqtare. Në të tilla kushte u vu në krye të dosjes Partizani, Elisa Ulliri.

Dosja Partizani, për çfarë akuzohet Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë e akuzon ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi për veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportesh Partizani. Versus.al

Poll