AKTUALITET /

Dosja Partizani/ Shtyhet seanca paraprake, avokatët e Berishës kërkojnë përjashtimin e gjyqtares

Këtë të enjte u mbajt në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Partizani” ku janë nën akuzë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Shkruar nga Versus

Dosja Partizani/ Shtyhet seanca paraprake, avokatët e Berishës

Këtë të enjte u mbajt në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Partizani” ku janë nën akuzë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Pas përfundimit të seancës së sotme në GJKKO për dosjen “Partizani”, e cila nisi prej orës 13:00, ka folur për mediat avokati Genc Gjokutaj i cili deklaroi se seanca e radhës është shtyrë me datë 5 Maj, rreth orës 11:30.

“Kërkuam një kohë të mjaftueshme, të shpejtë për t’u konsultuar më të mbrojturit prej nesh në lidhje me situatën që u krijua mbas vendimit të gjyqtares paraprake në lidhje me pavlefshmëritë e kërkimeve tona. Ne morëm një vendim për të kërkuar përjashtimin e Flojera Davidhit për një anshmëri të theksuar në vendimmarrjen e saj. Ato janë kërkime të qarta të bazuara në ligj dhe një kaos gjyqësor i cili pa shpjeguar shkaqet e ligjshmërisë apo paligjshmërië së kërkimeve tona, mori një vendim të padrejtë.


Sot ne depozituam në formë të shkruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares dhe sipas procedurës, seanca u ndërpre sespe gjyqtarja as s’mund të marrë as s’mund të japë vendim pa u shprehur një gjyqtar i gatshëm i kësaj gjykate në lidhje me përjashtimin e saj. Seanca tjetër u la për datën 5 maj, në orën 11:30, do shikohet nëse Davidhi do vijojë të jetë gjyqtare e çështjes”, deklaroi avokati Gjokutaj.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: