AKTUALITET /

Dosja “Toyota Yaris”, dënohet me 4 vite burg ish-kryeprokurori i Vlorës! Zarka përfiton nga gjykimi i shkurtuar

Përveç dënimit me burg, Zarkës gjithashtu i ndalohet ushtrimi i pozicioneve publike për 5 vite.

Shkruar nga Versus
Dosja “Toyota Yaris”, dënohet me 4 vite burg ish-kryeprokurori
Aurel Zarka, foto në sfond (komunikimet në SkyEcc)

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarkën i cili akuzohet për përfshirjen e tij në dosjen e njohur si “Toyota Yaris”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Zarka përfiton ulje dënimi dhe do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg.

Zarkës gjithashtu i ndalohet ushtrimi i pozicioneve publike për 5 vite.

Me këtë vendim, gjykata afirmon pretencën e SPAK për dënimin e Zarkës me 4 vite burg. Sipas prokurorisë së posaçme ish-kryeprokurori i Vlorës ka përdorur aplikacionn “SkyEcc” për të ndërhyrë në një çështje ku do të favorizonte të pandehurit e dosjes “Toyota Yaris” në bashkëpunim me Radovan Çelën, avokatin e të dënuërit Elvis Vladi.

“Nga hetimet ka rezultuar se Aurel Zarka ka qenë një nga përdoruesit e Sky ECC, që mundësonte komunikime të fshehta. Ka rezultuar e provuar se ka kërkuar vlera monetare për një çështje në Prokurorinë e Vlorës. Është provuar se ka kërkuar vlera monetare për favorizimin e një tjetër çështje, në bashkëpunim me Radovan Çela.

Oficerja e policisë gjyqësore Daupaj mori 10 mijë euro në mënyrë që të ushtronin ndikim te Elisabeta Imeraj për të zbutur masën e sigurisë. Astrit dhe Radovan Çela i kanë dhënë 50 mijë euro Erjona Daupajt për t’ia dhënë shtetases Elisabeta Imeraj që të ndikonte më pas te punonjës të gjykatës së Tiranës,” tha prokurori Braho.

E gjithë ndërhyrja e Zarkës është bërë në këmbim të shumave monetare. Mësohet se ndaj tij janë provuar akuzat për 3 raste korruptive. Versus.al

 

Poll