
Në atentatin ndaj Gilmando Danit 47 vjeç, dhe Muçi Shaljanit 40 vjeç u përfshinë tre persona, dy në rolin e qitësve dhe personi i tretë drejtonte mjetin. Gjatë ekzekutimit autorët e krimit kanë derdhur 50 plumba në drejtim të Danit dhe Shaljanit.
Fillimisht autorët e krimit përdorën dy kallashnikovë, më pas njëri prej tyre zbriti nga makina tip “Toyota”, dhe mbushi një pistoletë dhe u afrua tek dera ku ndodhej 47 vjeçari duke qëlluar në drejtim të tij katër plumba, për tu siguruar që ky i fundit kishte vdekur, më pas u largua me shpejtësi në drejtim të automjetit "Toyota" elektrike dhe u nisën në drejtin të Krujës, aty ku do të spërkasnin me benzinë dhe digjnin makinën dhe armët e krimit për humbur gjurmët.
