
Një foshnje dy muajshe është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar si pasojë e gjendjes kritike të shkaktuar pasi nëna nuk e ushqeu me gji.
Në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçës foshnja 2-muajshe mbërriti në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Foshnja e cili lindi para kohe, u trajtua në spitalin e Korçës e më pas në Tiranë, nga ku raportohet se ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore, por pas kthimit në shtëpi ka shfaqur probleme të rënda.
Dyshohet se nëna ka probleme të shëndetit mendor, por detaje të reja priten të zbardhen në vijim për të përcaktuar nëse kjo e fundit ka shfaqur shenja të përkeqësimit pas lindjes së fëmijës.
Nga ekzaminimet, parametrat jetësorë janë në kufijtë minimalë ndërsa mjekët jashtë kamerave sqarojnë se në momentin e parë që foshnja ka mbërritur në pediatrinë e spitalit të Korçës, ka qenë në gjendje shumë të rënduar, me probleme të theksuara respiratore dhe me peshë 1 kg. Kjo peshë ka qenë që në momentin që ka lindur e deri më sot pas 2 muajsh, çka do të thotë se foshnja nuk ka patur asnjë zhvillim. Kequshqyerja mbetet dyshimi kryesor i policisë por nuk përjashtohen edhe rrethana të tjera që lidhen me lindjen e parakohshme.
Policia ndodhet në pediatrinë e spitalit, ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar foshnjën 2 muajshe.
Aksident i rëndë në minierën e Spaçit
“Shuhen” akuzat për tenderin miliardë lekësh

