AKTUALITET /

E përmendën si një prej të arrestuave me Beqajn, reagon ish-ministri: Lajm i rremë! Do ndjek rrugë ligjore

Ish-ministri ka përgënjeshtruar lajmin se ai është në mesin e të arrestuarve bashkë me Ilir Beqajn për skemën e pagesave fiktive dhe abuzimin me fondet e "SASPAC".

Shkruar nga B.V
E përmendën si një prej të arrestuave me Beqajn, reagon
Ish-ministri Albert Nikolla

Albert Nikolla, ish-ministër i Shëndetësisë nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale ka denoncuar një “lajm të rremë” lidhur me përmendjen e emrit të tij si një ndër të arrestuarit për çështjen e abuzimit të Ilir Beqajt me fondet e agjensisë “SASPAC” që menaxhonte ndihmat e BE.

Nikolla në rrjetet sociale ka informuar të afërmit e tij se nuk është arrestuar dhe se bëhet fjalë për person tjetër në lajmin e publikuar nga portal “Balkanweb”. Më tej ai ka njoftuar se do ndjekë hapat ligjorë për përmendjen e emrit të tij në këtë çështje.

“Agjencia e lajmeve Balkanëeb.com ka botuar një lajm të rremë që cënon rëndë dinjitetin tim. Dua të qetësoj të afërmit e mij, miqtë e gjithë dashamirët se lajmi është i RREMË, por me sa duket i bërë qëllimisht nga dashakeqët! Autorja e shkrimit është Klodiana Lala. Do të ndjek të gjithë hapat ligjorë përballë kësaj situate!”- shkruan Nikolla në reagimin e tij. Versus.al

E përmendën si një prej të arrestuave me Beqajn, reagon
Postimi i Nikollës në Facebook
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: