AKTUALITET /

E rëndë në Pogradec, gjendet i vetëvarur në banesë 39-vjeçari, detajet e para

Policia thotë se paraprakisht dyshohet që ngjarja të jetë vetëvrasje.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Pogradec, gjendet i vetëvarur në banesë

Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Mëmëlisht në Pogradecit. Policia thotë se paraprakisht dyshohet që ngjarja të jetë vetëvrasje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:20, në fshatin Mëmëlisht, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi T. Xh., 39 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.


Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll