Korçë- Policia ka shoqëruar në komisariat tre persona, të identifikuar si Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, lidhur me një pengmarrje në Devoll.
Vëllai i deputetit demokrat, së bashku me Marsel Bucin dhe Trajan Çelikun kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili ishte nën masën e sigurisë "arrest shtëpie".
Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë, ndërsa operacioni u zhvillua sot.
Kujtojmë se Allti Nallbati dhe deputeti i PD më herët gjatë këtij viti u përfshinë në një konflikt fizik me një shofer kamioni në Korçë. Versus.al

