POLITIKË /

Gjykata caktoi “detyrim paraqitje” për të vëllanë, Nallbati: Ai s’është kapo, por kapedan! Nuk trembemi

Pas vendimit ka dhe reaguar dhe deputeti i PD-së, i cili akuzon prokuroren e çështjes, duke thënë se kjo është një çështje e inskenuar me urdhër politik.

Shkruar nga Versus

Gjykata caktoi “detyrim paraqitje” për të

Gjykata e Korçës ditën e sotme vendosi masën “detyrim paraqitje” për Alti Nallbatin, vëllain e deputetit të Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati i cili u arrestua dy ditë më parë për dhunën ndaj një shoferi kamioni.

Pas vendimit ka dhe reaguar dhe deputeti i PD-së, i cili akuzon prokuroren e çështjes, duke thënë se kjo është një çështje e inskenuar me urdhër politik.

Nallbati e mbylli reagimin me tone të forta kundër kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nuk trembet nga inskenime të tilla dhe duke mbrojtur vëllain e tij si “kapedan” që ndihmon qytetarët.

“Pas 11 majit ti do shërbesh si gallof për të trembur zogjtë në ara, por as atë nuk do e bësh se do jesh në burg se do marrësh përgjigjen nga shqiptarët. Unë dhe vëllai im nuk trembemi.

Erdhe në Devoll dhe the që vëllai im është kapo, ai nuk është as gjysmë metri i gjatë dhe as kapo. Ai është kapedan, sepse pret e përcjell këdo dhe i ndihmon me çfarë mundet”, tha ndër të tjera Nallbati. /Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: