AKTUALITET /

E rëndë në Tiranë, 29 vjeçari plagos dy vëllezërit e tij më të vegjël (EMRAT)

Shkruar nga Versus

E rëndë në Tiranë, 29 vjeçari plagos dy

Tiranë- Një 29 vjeçar i identifikuar si Elis Miftari është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit e tij më të vegjël.

Mësohet se pas një konflikti banal në Paskuqan, i riu ka plagosur me thikë vëllezërit Zenel Miftarin 27 vjeç dhe Alfrons Miftarin, 20 vjeç. Të dy këta të fundit janë transportuar për në spital ku po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar thikën me të cilën u krye krimi, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

Poll