AKTUALITET /

Familjarët e kamarieres që u plagos në atentatin e Shkodrës, kërkojnë ndihmë: Nuk përballojmë dot operacionet, na jepni një dorë ta shpëtojmë

Të afërmit kanë hapur një nismë në GoFundMe, ku u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë, sipas mundësive, për shërimin dhe rikuperimin e Meri Kacerrit.

Shkruar nga Versus
Familjarët e kamarieres që u plagos në atentatin e Shkodrës,
Shënjestra e atentatit Erogen Vaso/ Meri Kacerri në spital

Meri Kacerri, kamarierja e plagosur aksidentalisht në atentatin e 8 shtatorit në Shkodër, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

E reja mbeti e goditur nga plumbat që nuk ishin të destinuar për të, duke pësuar dëmtime të rënda në trup. Familja e saj nuk ka mundësi të mbulojë kostot e larta të operacioneve dhe trajtimeve mjekësore.

Për këtë arsye, të afërmit kanë hapur një nismë në GoFundMe, ku u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë, sipas mundësive, për shërimin dhe rikuperimin e Meri Kacerrit.

Familjarët e kamarieres që u plagos në atentatin e Shkodrës,
Meri Kacerri ne spital

"Ky GoFundMe hapet për Meri Kacerrin, vajzën me quken e saj të bukur dhe buzëqeshjen që i jep dritë çdo ambienti ku hyn. Kush e njeh motrën dhe vajzën tonë, e di se ajo është vajza që nuk dorëzohet kurrë: punon pa u lodhur, edhe kur trupi nuk e mban më, ajo gjithmonë gjen forcë të qëndrojë në këmbë për të ndihmuar familjen.

Fatkeqësisht, më 8 shtator në Shkodër, Meri u plagos rëndë në masakrën e asaj dite, duke qenë thjesht në vendin e saj të punës, pa asnjë faj. Në një çast, jeta e saj ndryshoi krejtësisht dhe tani ajo ndodhet në një betejë për shëndetin e saj.

Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme, ndaj, me vështirësi të madhe, por me dorën në zemër, ju drejtohemi juve, miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë", thuhet në njoftim./Versus.al

Poll