AKTUALITET /

Plaga e emigrimit masiv, instalacioni i vendosur nga protestuesit: Nga një palë këpucë për çdo të larguar

Shkruar nga Versus

Plaga e emigrimit masiv, instalacioni i vendosur nga protestuesit: Nga një

Mijëra qytetarë u mblodhën para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe fundin e tranzicionit 35 vjeçar. Njëra prej aktivisteve që mori pjesë sot në protestën e Rrjollit ku u hoq teli me gjemba i vendosur nga biznesmeni Bashkim Ulaj, tha se kishte marrë me vete një pjesë të gardhit.

Këtë e konsideroi si simbolikë për t’i treguar qeverisë që nuk ka gardh që i ndal dot shqiptarët. Ndërsa prezantoi edhe  instalacionin me këpucë që simbolizonte të larguarit jashtë vendit.

“Ne po vazhdojmë një betejë madhështorë për t’i rikthyer dinjitetin Shqipërisë dhe për t’i dhënë fund tranzicionit”-tha aktivistja mes të tjerash. Versus.al

Poll