Diaspora shqiptare po vijon me protestat në mbështetje të bashkëatdhetarëve të tyre në Shqipëri të cilët sot zhvillojnë protestën e 14-të ku kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të klasës së vjetër politike.
Këtë herë, në Francë qindra shqiptarë janë mbledhur në Rennes për të protestuar kundër projektit të Zvërnecit dhe me kërkesë kryesore për dorëheqjen e klasës së vjetër politike të cilën e reflektuan edhe me thirrjet “Fundi për ju, fillimi për ne”.
Ashtu si në Shqipëri, gjatë protestës u këndua himni kombëtar, ndërsa protestuesit kishin përgatitur edhe pankarta ku kishin paraqitur kërkesa të ndryshme. Kjo është e disata protestë që zhvillohet nga diaspora shqiptare nëpër qytete të ndryshme të shteteve të Evropës. Versus.al

